Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

AZILI NË TOKËN E TË PËRNDJEKURËVE

film-azil

Aktivistë të OJQ-ve, anëtarët e komunitetit dhe miqtë e tyre janë vazhdimisht viktima të sulmit në një trend që nuk është ngadalësuar.

Gjatë vitit 2016, Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka formuar tre lëndë që kishin si bazë orientimin seksual – në dy raste procedurat u pezulluan për shkak të mosbashkëpunimit të palës, ndërsa në një rast u gjet gjuha e urrejtjes e bazuar në diskriminim.

Sipas LGBT Forumit Progres, nga Mali i Zi deri më tani u shpërngulen 27 geja dhe lezbike, për shkak të pasigurisë. Njeriu i parë i cili haptazi u deklarua si homoseksual në Mal të Zi, Zdravko Cimbaljeviq, ka kërkuar dhe ka marrë azil në Kanada për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me vdekje.

Bashkëbiseduesit e OJQ “35mm” që paraqiten në video “Azili në tokën e të përndjekurve” për shkak të njëjtës situatë në Kuba kërkuan azil në Mal të Zi. Jezusi, Yasseli, Tita, Cuban boy dhe Ossein, kalojnë ditët e tyre në Qendrën për azilkërkuesit në Spuzh. Në arrati nga homofobia duket se, si pohojnë ato, kan ardh të kërkojnë azil në një vend homofobik.

Për qytetarët e Malit të Zi, Jezusi i cili së shpejti do të dal Qendra, ka vetëm një mesazh – “ti pranojnë homoseksualët. Homoseksualiteti nuk është sëmundje, dhe ne nuk jemi njerëz të këqinj. Ne duam që të respektojmë të tjerët, e poashtu edhe ne duam të jemi të respektuar.”

Yass ka lënë Kubën, sepse, si thotë ai se nuk kishte liri – nuk mund të ishte ai që është. Kam frikë edhe këtu, por megjithate ndihem më i sigurt se në Kubë.

“Këtu pres gjithçka që nuk munda të bëjë në Kubë, ta jetoj jetën time si njeri dhe të inkuadrohem në shoqëri,” thotë djaloshi njëzetvjeçar.

Tita u largua nga Kuba për shkak të problemeve familjare dhe të martesë me dhunë në të cilën ajo ishte. Ajo e sheh veten si një person biseksualë, ndërsa në Mal të Zi erdhi pas problemeve të shumta që e kanë çuar përmes Rusisë dhe Serbisë.

Kur flet për jetën saj ideale në Mal të Zi, nuk dallohet shumë nga popullata lokale dhe aspiratat e tyre.

“Unë dua të punoj, të kam një shtëpi, miq të cilët ndjehen të sigurt dhe bijtë e mi të shkojnë në shkollë pa frikë.”

“Djali nga Kuba” vendin e tij amtare e kishte lënë për shkak të problemeve të shumta që lidhen me orientimin e tij seksual. Ai kishte një situatë shumë të keqe me policinë, dhe aparatit shtetëror.

“Populli nuk është homofob, por aparati shtetëror është. Egziston një vend i vizituar nga anëtarët e komunitetit LGBT, por për shembull, nëse diçka festojmë, ai vend menjiherë bastisjet nga policia. Pastaj mbahemi në stacionin e policisë dhe na shpjegojnë se si sjellja jonë nuk është normale dhe e hijëshme”, kujton ai arsyet pse e la atdheun e tij.

Edhe Osseini vendosi që të shpëngulet për shkak të problemeve politike dhe sociale që i ndjeu në lëkurën e tij, vetëm për shkak se ai është anëtar i komunitetit LGBTIQ.

“Unë zgjodha për të ardhur në Mal të Zi, sepse e dija se ishte një mënyrë e lehtë duke pasur parasysh se vendi juaj ka një popullsi të vogël të emigrantëve. Në vendet e Bashkimit Evropian është më e vështirë për të hyrë, sepse ata janë plot me emigrantë.”

Aktualisht është duke pritur për një përgjigje nga Mali i Zi për statusin e tij dhe vë në dukje se situata është po aq e vështirë këtu, sepse refugjatët nuk janë të pranuar.

“Ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe nuk duhet të ketë rëndësi ngjyra e këkurës apo orientimi seksual”, thotë Osseini.

Një e intervistuar ka qenë edhe kryetarja e Komitetit Drejtues të LGBT Forumit Progres, Bojana Jokiq, e cili beson se ka mënyra të ndryshme për të ndihmuar refugjatët dhe azilkërkuesit të cilët janë anëtarë dhe anëtare të popullatës LGBTIQ.

“Sado që Mali i Zi është vend i sigurt, ndoshta më i sigurt se disa vende të botës ende nuk është aq e sigurt për njerëzit e komunitetit LGBTIQ. Duhet të merret në konsideratë dhe në mënyrë të veçantë të përgatiten azilkërkuesit dhe personat që kanë përfituar azil për atë që ata mund të presin në Mal të Zi “, thotë Jokiq.

“Azili në tokën e të përndjekurve” lindi si një ide e OJQ-së “35mm” për të informuar publikun e Malit të Zi në lidhje me jetën e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Mal të Zi, të cilët kanë kërkuar dhe kanë fituar azil në Mal të Zi në bazë të orientimit seksual. Kjo është dëshira jonë që tu ju përcjellim dëshirat e tyre, përvojat, pritjet, dhe problemet për të cilat ata kishin lënë atdheun e tyre. Më poshtë mund të gjeni linkun për videon e lartpërmendur:

https://www.youtube.com/watch?v=o8R0RCKXXaE

Ky video u realizua në kuadër të projektit “Së bashku për mbrojtjen më të madhe të azilkërkuesve, migrantëve dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore”, të cilën në Mal të Zi e realizon CEDEM-i me mbështetjen financiare nga Fondi i Vëllezërve Rockefeller. Përgjegjsia e përmbajtjes është plotësisht e OJQ-së “35mm” dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e donatorëve.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual-2
KUJTOJMË VJETORIN E VDEKJES SË SRĐAN ALEKSIĆ
Vizual-1
TENDI BRENGOSËS I RRITJES SË NUMRIT TË VEPRIMEVE TË PALIGJSHME NGA PUNONJËSIT E POLICISË
Vizual-za-sajt-1
KONKURS PËR PUNË: AVOKATI TË OFROJ NDIHMË JURIDIKE FALAS
1-6
WORKSHOP: PËRMIRËSIMI I NDËRGJEGJËSISË PËR TORTURËN E POLICISË - RRUGA DREJT TOLERANCËS ZERO
Vizual-za-sajt
GJENDJA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR INTEGRIM: NJË MUNDËSI QË NUK DUHET TË HUMBËM

Kërko