Logo Loading

Enter your keyword

BORIS RAONIQ - DREJTOR I PROGRAMIT

Boris Raoniq është nga Podgorica. Jurist i diplomuar, në fillim të viteve nëntëdhjeta ai ishte aktiv në Lidhjen Liberale të Malit të Zi dhe gjatë studimeve të tij në Fakultetin Juridik është një nga themeluesit e OJQ-ve të para në Mal të Zi. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar, ndërsa nga viti 2000 filloi punën e tij në sektorin civil, si koordinator i dialogut Nansen. Ai ishte organizator i disa iniciativave ekologjike, civile dhe pacifiste në Mal të Zi.

Autor i disa artikujve në fushën e dialogut, tolerancës, kulturës politike dhe zgjidhjens së mosmarrëveshjeve, si dhe producent i disa dokumentarëve që fokusohen në ballafaqimin me të kaluarën.

Ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian dhe organet drejtuese të disa OJQ-ve.

Drejtori i Shkollës së Lidershipit Demokratik. Boris është instruktor i skijimit me licencë ndërkombëtare, merret me mountain biking, basketboll dhe futboll.

Është i martuar me Millenën, dhe babai i Teodorës, Nikollës dhe Andriut.