Aleansa Qytetare

  • „ROMA PRIDE“

    OJQ Aleanca Qytetare (AQ) realizoi dje, me 1 tetor, aktivitetin "Biblioteka e Gjallë" në kuadër të Lëvizjes Evropiane Antiraciste (EGAM http://www.egam.eu) "Roma Pride", në bashkëpunim me OJQ Rinia rome, Qendrën për Tranzicionin Demokratik (CDT) dhe Organizatën Rinore të romëve "Ecni me ne - Phiren amenca". Read More
  • Forcimi i përgjegjësive të grave dhe të rinjve në jetën publike dhe politike

    Një seminar i përbashkët i Shkollës së Lidershipit Demokratik dhe Shkollës së Studimeve Politike të Këshillit të Evropës nga Bosnja dhe Hercegovina do të organizohet në hotelin "Palas" në Petrovac nga data 6-8 tetor. Read More
  • 1
  • 2

MILAN RADOVIQ MORI PJESË NË PROGRAMIN PËR VIZITORËT NDËRKOMBËTAR NË USA

Milan RadoviQ, koordinator i Programit për të Drejtat e Njeriut të Aleancës Qytetare (AQ), mori pjesë në Programin për Vizitorët Ndërkombëtar - International Visitor Leadership Program (IVLP). (IVLP) nga data 5 deri më 22 shtator në Shtetet e Bashkuara.

Programi u mundësua nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të Programit për Vizitorët Ndërkombëtar (IVLP), me temën "OJQ-të dhe aktivizmin qytetar".

milan-amerika

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me punën e një numri të madh të organizatave jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara: Washington (DC), New York (Nju Jork), qyteti i Iowa-s (Iowa City), Portland (OR), St Louis (Shën Luis, Misuri ), Milwaukee (Milwaukee, Wisconsin). Ndër të tjera, pjesëmarrësit vizituan United States Department of State, Human Rights Watch, Human Rights First, The University of Iowa Center for Human Rights, National Democratic Institute (NDI), Galup dhe të tjerë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë familjet amerikane, të punojnë vullnetarisht dhe për të parë një numër të madh të aktiviteteve kulturore dhe sportive që u organizuan në periudhën e vizitës. Përvojat dhe praktikat e mira të fituara gjatë këtyre aktiviteteve, për pjesëmarrësit do të jenë të dobishme në punën e ardhshme, si dhe kontaktet dhe rrjetat me organizata në SHBA dhe organizata tjera që ishin pjesëmarrës.

milan-amerika2

Pjesëmarrësit në program ishin nga Kili, Egjipti, Finlanda, Etiopia, Haiti, Hungaria, India, Izraeli, Italia, Xhamajka, Maroku, Hollanda, Ruanda, Serbija, Afrika e Jugut, Sri Lanka dhe, natyrisht, Mali i Zi.

Hidhni një sy

LAJMET E FUNDIT

LAJMET MË TË LEXUARA

TAGS

baner-nabavke-1 white  baner-part-1
 PROKURIMET    PJESËMARRJA NË GRUPET PUNUESE
logo-yihr white logo-35mm white logo-e-balkan white logo-upr

Kontaktet

Adresa: Rruga Studentska, nr. 21/a
               81000 Podgoricë, Mali i Zi
Tel/fax: +382 20 513 687
E-mail: office@gamn.org

Hartë