Aleansa Qytetare

  • „ROMA PRIDE“

    OJQ Aleanca Qytetare (AQ) realizoi dje, me 1 tetor, aktivitetin "Biblioteka e Gjallë" në kuadër të Lëvizjes Evropiane Antiraciste (EGAM http://www.egam.eu) "Roma Pride", në bashkëpunim me OJQ Rinia rome, Qendrën për Tranzicionin Demokratik (CDT) dhe Organizatën Rinore të romëve "Ecni me ne - Phiren amenca". Read More
  • Forcimi i përgjegjësive të grave dhe të rinjve në jetën publike dhe politike

    Një seminar i përbashkët i Shkollës së Lidershipit Demokratik dhe Shkollës së Studimeve Politike të Këshillit të Evropës nga Bosnja dhe Hercegovina do të organizohet në hotelin "Palas" në Petrovac nga data 6-8 tetor. Read More
  • 1
  • 2

„ROMA PRIDE“

OJQ Aleanca Qytetare (AQ) realizoi dje, me 1 tetor, aktivitetin "Biblioteka e Gjallë" në kuadër të Lëvizjes Evropiane Antiraciste (EGAM http://www.egam.eu) "Roma Pride", në bashkëpunim me OJQ Rinia rome, Qendrën për Tranzicionin Demokratik (CDT) dhe Organizatën Rinore të romëve "Ecni me ne - Phiren amenca".

Veprimtaria u mbajt në Info qendrën e BE-së në Podgoricë.

roma-pride

Ky është viti i shtatë i njëpasnjëshëm që "Roma Pride" mbahet në të gjithë Evropën. Këtë vit, "Roma Pride" po mbahet në dhjetë vende evropiane. Iniciativa që mbledh romët dhe jo-romët është një platformë politike dhe kulturore që tërheq vëmendjen e publikut ndaj problemeve me të cilat përballet komuniteti rom në të gjithë Evropën. Kjo është gjithashtu një mundësi për të manifestuar dhe ndarë pasurinë e kulturës rome dhe kontributin e romëve në historinë evropiane.

roma-pride2

Në kuadër të aksionit "Biblioteka e Gjallë" në Mal të Zi, qytetarët patën mundësinë të bisedonin me romët dhe të dëgjonin prej tyre se cilat ishin rastet e diskriminimit me të cilat përballeshin, sukseset, qëllimet dhe nevojat që ata kishin. Qëllimi i këtij veprimi ishte zvogëlimi i distancës etnike dhe paragjykimeve që shprehen në shoqërinë tonë ndaj romëve. Fqinjët, bashkëpunëtorët, miqtë shpesh nuk e dinë se çfarë janë përvojat e fqinjëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tyre rom dhe takimet e tilla janë një mundësi për t'u njohur. Në tubim u vlerësua se nevojiten më shumë aktivitete të tilla.

Këtë vit "Roma Pride" po mbahet në Mal të Zi, Bullgari, Republikën Çeke, Hungari, Irlandë, Itali, Maqedoni, Moldavi, Holandë dhe Ukrainë.

Hidhni një sy

LAJMET E FUNDIT

LAJMET MË TË LEXUARA

TAGS

baner-nabavke-1 white  baner-part-1
 PROKURIMET    PJESËMARRJA NË GRUPET PUNUESE
logo-yihr white logo-35mm white logo-e-balkan white logo-upr

Kontaktet

Adresa: Rruga Studentska, nr. 21/a
               81000 Podgoricë, Mali i Zi
Tel/fax: +382 20 513 687
E-mail: office@gamn.org

Hartë