Aleansa Qytetare

  • „ROMA PRIDE“

    OJQ Aleanca Qytetare (AQ) realizoi dje, me 1 tetor, aktivitetin "Biblioteka e Gjallë" në kuadër të Lëvizjes Evropiane Antiraciste (EGAM http://www.egam.eu) "Roma Pride", në bashkëpunim me OJQ Rinia rome, Qendrën për Tranzicionin Demokratik (CDT) dhe Organizatën Rinore të romëve "Ecni me ne - Phiren amenca". Read More
  • Forcimi i përgjegjësive të grave dhe të rinjve në jetën publike dhe politike

    Një seminar i përbashkët i Shkollës së Lidershipit Demokratik dhe Shkollës së Studimeve Politike të Këshillit të Evropës nga Bosnja dhe Hercegovina do të organizohet në hotelin "Palas" në Petrovac nga data 6-8 tetor. Read More
  • 1
  • 2

QEVERISJA E MIRË

Aleanca Qytetare beson se parimet e qeverisjes së mirë duhet të jenë baza për zhvillimin e qëndrueshëm dhe arritjen e barazisë për të gjithë në shoqërinë tonë. Me këtë ne nënkuptojmë se qeveria dhe institucionet u përgjigjen qytetarëve për veprimet e tyre dhe rezultatet e arritura, janë efikas dhe arrijnë rezultate, sigurojnë pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm në shoqëri, punojnë në mënyrë transparente, komunikojnë me qytetarët dhe reagojnë ndaj situatave të reja dhe ndryshimeve në shoqëri, synojnë konsensusin dhe kanë tendencë të jenë të drejtë. Në mënyrë që shoqëria të jetë e tillë, qytetarët duhet të fuqizohen për të marrë pjesë në mënyrë domethënëse në proceset vendim-marrëse dhe të përfaqësojnë një mekanizëm kontrolli për përmirësimin e punës së institucioneve.

Si detyra primare, AQ konsideron edukimin e grupeve të ndryshme, duke përfshirë vendimmarrësit, mediat, përfaqësuesit e sektorit civil dhe të biznesit, rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve si dhe informimin e qytetarëve dhe mbështetjen e iniciativave qytetare dhe organizatave që ndajnë të njëjtat vlera . Me qëllim të rrjetëzimit (networking) të të gjitha aktiviteteve të AQ, me anë të këtij programi do të sigurohet mbështetja strategjike për aktivitetet tjera, mbledhja dhe analiza e të dhënave të domosdoshme, vendosja e tyre në kontekstin e problemeve sistematike dhe formulimi i zgjidhjeve të përshtatshme dhe avokim më i mirë në bashkëpunim me partnerët relevant.

Hidhni një sy

LAJMET E FUNDIT

LAJMET MË TË LEXUARA

TAGS

baner-nabavke-1 white  baner-part-1
 PROKURIMET    PJESËMARRJA NË GRUPET PUNUESE
logo-yihr white logo-35mm white logo-e-balkan white logo-upr

Kontaktet

Adresa: Rruga Studentska, nr. 21/a
               81000 Podgoricë, Mali i Zi
Tel/fax: +382 20 513 687
E-mail: office@gamn.org

Hartë