Logo Loading

Enter your keyword

KRISTINA QETKOVIQ - KOORDINATORJA E PROGRAMIT PER MEDIA

Kristina Qetkoviq- ka lindur në Tivar, më 21 prill 1981. Ajo mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindjen e saj. Pas kësaj regjistrohet në Shkollën e Lartë të Fizioterapisë, e cila më vonë transformohet në Fakultetin e Fizioterapisë së Aplikuar, ku i ka dhënë të gjithë provimet nga studimet themelore.

Për të kontribuar për komunitetin në ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të barabartë, regjistroi kursin universitar “Lidershipi dhe zhvillimi i punës me të rinjtë”, i cili në Mal të Zi u implementua nga PRONI (Projekti i Irlandës së Veriut) përballë Universitetit Jonkoping në Suedi.

Pas përfundimit të kursit ajo vullnetarisht më pas punoi në Forumin MNE (Forumi Rinor dhe Arsimi joformal), ku zhvillon programe rinore nga prilli 2007 deri në tetor 2009 në Mal të Zi. Si punëtore rinore, ajo drejtoi projekte dhe aktivitete për të rinjtë në klubet e të rinjve në Tivar dhe Ulqin. Në disa raste ajo ishte koordinatore dhe trajner gjatë kampeve të të rinjve.

Punën me të rinjtë e braktis për shkak të detyrimeve studentore në Fakultetin e Shkencave Politike. Ajo ishte stipendiste e Komunës së Tivarit. Përfundoi studimet specijalistike në degën e gazaterisë, dhe aktualisht është në studimet master – Marrëdheniet publike.

Me gazetari filloi të merret në portalin e parë studentor në Mal zë Zi “Tragom”, dhe më pas edhe redaktoi seksionin “Universiteti”. Për disa vite ajo punoi në portalin Analitika. Shkroi për VICE Serbia dhe edicionin malazez të revistës LGBT “Optimist”.

Nga arsimi joformal, posaçërisht cekën “Shkollën e Gazetarisë” të organizuar nga Instituti i Mediave të Malit të Zi, “Kolegji i Studimeve Gjinore” i organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore, të Universitetit Mediteran dhe UNDP dhe “Shkollën e Demokracisë” të Qendrës për Edukimin Qytetar.

Kristina është gjithashtu anëtare e Grupit Punues për Hartimin e Projektligjit për Ndryshimin e Ligjit për transetuesin publik radio dhe televizionin e Malit të Zi.

Ajo është një nga themeluesit e OJQ-së “sPas”, e cila merret me mbrojtjen e kafshëve. Adhuron të lexojë, apo të ngasë biçikletën. Kohën e lirë e kalon në shëtitje me qenin e saj Pina dhe maçokun Alex.