Logo Loading

Enter your keyword

Koordinatori i programit te drejtave njeriut dhe drejtësia

Milani Radoviq është nga Mojkovci. U diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq. Ai ka punuar në disa projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave e sundimin e ligjit, ka ligjeruar sociologjinë në shkollën e mesme deri në vitin 2007, e më pas ka punuar në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa që nga viti 2012 ai punon në Aleancën qytetare. Milani ka koordinuar disa projekte rajonale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ka qenë anëtar i grupeve punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjërues në seminare të shumta mbi të drejtat e njeriut. Është një nga autorët e disa raporteve mbi drejtësinë, të drejtat e pakicave, dhe autor i disa raporteve vjetore dhe raporteve kvartale mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ai ndoqi Shkollën e Lidershipit Demokratik, Shkollën e Ndërmarrësisë Sociale – hyrje në Edukimin Qytetar, Shkollën mbi të Drejtat e Njeriut dhe një sërë seminaresh në fushën e të drejtave të njeriut.

Millani është anëtarë i Këshillit të Radio televizionit të Malit të Zi dhe anëtar i Mekanizmit Nacional Parandalues.

Hobi i Milanit janë basketbolli dhe futbolli dhe atij i pëlqen të kalojë kohën në male. Ai është i martuar me Marian, me të cilin ka një vajzë, MIA.