Enter your keyword

SANJA RASHOVIQ - KOORDINATORJA E SHKOLLES SE MENAXHIMIT DEMOKRATIK

Sanja Rashoviq është nga Nikshiqi. Mbaroi Gjimnazin në Nikshiq, e mandej edhe Fakultetin e Shkencave Politike, drejtimin e gazetarisë. Karrierën e gazetarisë e fillon në redaksinë informative të televizionit IN dhe e vazhdon si gazetare, redaktore dhe prezantuese në redaksinë informative të televizionit të pamvarur Montena. Pas përvojës në gazetarinë televizive fillon të punoi në redaksinë e sapokrijuar të të përditëshmes Blic Crna Gora, ku ishte redaktore dhe gazetare e rubrikës ekonomike.

Pas disa vitëve në gazetari fillon të punoi në Aleancën Qytetare si koordinatore e programit së qeverisjes së mirë dhe Shkollës së Menaxhimit Demokratik (SHMD) e cila funksionon si pjesë e Asociacionit të Shkollave të Studimeve Politike pranë Këshillit të Evropës. Morri pjsë në shumë konferenca rajonale dhe ndërkombëtare, është organizatore e seminareve kombëtare të SHMP-së, si dhe vizitave studimore dhe konferencave rajonale.

Koordinon projekte rajonale dhe kombëtare. Është alumniste e Institutit Robert Shuman. Gjithashtu është edhe redaktore dhe autore e publikimit: “Qytetarët dhe sistemi: Libri i vogël i drejtësisë në mënyrë malazeze”. Poashtu është redaktore dhe autore e Biltenit të menaxhimit demokratik të cilin e publikon Shkolla e Menaxhimit Demokratik. Kohën e lirë e kalon duke shijuar muzikën në natryrë, në kamping, kajaking, notim. Është e martuar dhe nënë e dy djemve, Masimit dhe Pavelit.