Enter your keyword

Në të njëjtën kohë, Koalicioni vëren se pjesëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian në Mal të Zi, në përgjithësi janë edhe më tej të rrezikuar dhe të ekspozuar ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit. Ndonëse përshëndesim përpjekjet e shtetit, ju bëjmë thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore për të marrë masat e nevojshme me qëllim të integrimit të romëve dhe egjiptianëve në shoqëri.

Për Koalicionin është e papranueshme që romët dhe egjiptianët vazhdojnë të mos kenë kushte të përshtatshme për banim, se ende ekziston diskriminimi në arsim dhe se ende nuk kanë trajtim dhe qasje të barabartë në të gjitha sferat e jetës, sidomos me rastin e punësimit dhe të drejtës për përkujdesje shëndetësore.

Çmojmë se janë shqetësuese informacionet që disa romë dhe egjiptianë punojnë gjashtë, shtatë apo tetë vjet, por ende nuk kanë stazh pune dhe sigurim shëndetësor, që pjesëtarët e këtij komuniteti të cilët janë persona me aftësi të kufizuara nuk kanë kushte të përshtatshme për jetesë, nuk kanë shtetësi, çertifikatë lindjeje, sigurim shëndetësor, të drejtë për sigurim material të familjes, nuk kanë kushte të përshtatshme për banim dhe mbrojtje të përshtatshme shëndetësore të personave të sëmurë rëndë.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje shtetit që t’i rrisë përpjekjet në luftën kundër punës së fëmijëve, martesave të të miturve dhe martesave të detyruara, respektivisht parandalimit që këta persona të bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe eksploatimit ekonomik e seksual. Është e nevojshme që shteti të luftojë më fuqishëm për integrimin e këtij komuniteti kombëtar nëpërmjet shfrytëzimit më efikas të fondeve, sidomos Fondit për realizimin e të drejtave të pakicave.

Koalicioni vëren se edhe hapat e vegjël e ndryshojnë botën dhe e bëjnë atë vend më të mirë për të gjithë ne, ku diversiteti festohet dhe nuk përbën shkak për diskriminim.

Me respekt, 
Podgoricë, 07. 04. 2014

Forumi MNE, Podgoricë
Aleanca Qytetare, Podgoricë
Qendra për Iniciativat Rome, Nikshiq
Shoqata e Egjiptianëve, Tivat
Ruzha, Berane