Enter your keyword

GA Tim

Milan Radoviq

Milan Radoviq

Drejtor i programit

Milani Radoviq është nga Mojkovci. U diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq. Ai ka punuar në disa projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave e sundimin e ligjit, ka ligjeruar sociologjinë në shkollën e mesme deri në vitin 2007, e më pas ka punuar në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa që nga viti 2012 ai punon në Aleancën qytetare.

Millani ka koordinuar disa projekte rajonale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ka qenë anëtar i grupeve punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjërues në seminare të shumta mbi të drejtat e njeriut. Është një nga autorët e disa raporteve mbi drejtësinë, të drejtat e pakicave, dhe autor i disa raporteve vjetore dhe raporteve kvartale mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ai ndoqi Shkollën e Lidershipit Demokratik, Shkollën e Ndërmarrësisë Sociale – hyrje në Edukimin Qytetar, Shkollën mbi të Drejtat e Njeriut dhe një sërë seminaresh në fushën e të drejtave të njeriut.

Millani është anëtarë i Këshillit të Radio televizionit të Malit të Zi dhe anëtar i Mekanizmit Nacional Parandalues.

Hobet e Millanit janë basketbolli dhe futbolli dhe i pëlqen të kalojë kohën në male. Ai është i martuar me Marian, me të cilin ka një vajzat Mia dhe Mateu, i biri i Maksimit.

milan@gamn.org

Edina Hasanaga Çobaj

Edina Hasanaga Çobaj

Drejtor Administrative

Edina Hasanaga Çobaj është nga Ulqini. Diplomoi në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve, në të njëjtën kohë ka përfunduar edhe kursin universitar Lidershipi dhe Puna Rinore, kurs ky i akredituar nga Fakulteti për Komunikime në Jönköping, Suedi. Është trajnere për komunikim paqësor dhe ka mbajtur disa trajnime në komunikim të padhunshëm me aktivistë të rinj dhe profesorë. Një nga autorët e një numri të raporteve për të drejtat e njeriut të botuara në Mal të Zi, si dhe filmave dokumentarë që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Gjatë viteve në sektorin joqeveritar ka fituar përvojë në planifikimin, si dhe menaxhim financiar dhe administrativ të projekteve.

Për një kohë ka punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara. Adhuron notin. Me bashkëshortin e saj Bernardin kanë një djalë Dinin dhe vajzën Erën.

edina@gamn.org

AMINA MURIQ

AMINA MURIQ

Zëvendës Drejtor

amina@gamn.org

PAVLE QUPIQ

PAVLE QUPIQ

Koordinatori i programit

Pavle Qupiq është nga Podgorica. Ai diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Malit të Zi. Është alumnist i Shkollës së Lidershipit Demokratik.

Ka punuar në OJQ Mans, agjencionin turistik “Montenegro Tourist Service” D.O.O. nga Podgorica, NP PN “Liqeni i Shkodrës” dhe “Buena Vista Habano” D.O.O. Podgorica. Që nga viti 2021 punon në Aleancën Qytetare.

Mori pjesë në përgatitjen e disa raporteve për monitorimin e punës së Parlamentit të Malit të Zi dhe trupave e tij të punës, raporteve mbi zbatimin e Planit të Veprimit për Kapitullin 23, si dhe raporteve mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore në Malin e Zi.

Ai është i martuar dhe baba i një fëmije.

pavle@gamn.org

ALEKSANDRA DUBAK

ALEKSANDRA DUBAK

Koordinatori i programit

Aleksandra Dubak lindi me 20.03.1993. në Podgoricë.

Ka diplomuar në Fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Malit të Zi. Pas praktikës në Nismën e të rinjëve për të drejtat e njeriut, themelon mardhëenie pune në Aleancën Qytetare, një nga anëtarët e të cilës është edhe YIHR
Gjatë ditëve të studentore, ishte vullnetare në OJQ Biciklo.me, e cila promovon çiklizmin dhe mënyra të shëndetshme jetese. Ajo ishte anëtare aktive e ELSA-së, një organizatë ndërkombëtare e studentëve të drejtësisë.

Gjatë punës përgatitore për YIHR, ajo ka punuar në projekte të shumta me të rinjtë, që merren me ballafaqimin me të kaluarën, të drejtat e njeriut, të drejtat e të rinjve dhe monitorimin e mediave.

Që nga janari i vitit 2019, punon në një projekt në lidhje me sigurimin e asistencës ligjore falas për azilkërkuesit dhe personat në integrim, në bashkëpunim me UNHCR-në.

Aktualisht është në pozitën e asistentës programore në Aleancën Qytetare.

Alexandra është anëtare e Këshillit të Sundimit të Ligjit, si përfaqësuese e Aleancës Qytetare.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

aleksandravukcevic@yihr.org

JELENA RISTOVIQ

JELENA RISTOVIQ

Koordinatori i programit

Jelena Ristoviq është nga Podgorica. Diplomoi në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, dhe mandej studimet e specializuara në Institutin e Gjuhëve të Huaja. Ajo ka punuar si përkthyese për TVMZ dhe agjensionin MINA. Që nga viti 2009 ka punuar në YIHR si përkthyes dhe menaxhere e zyrës, dhe atë detyrë e ka edhe në Aleancën Qytetare.

Adhuron shëtitjet e gjata, plazhen me rërë, muzikë relaksuese dhe librat.

E martuar me Borisin, me te cilin ka Irinën dhe Davidin.

jelena@gamn.org

Dushica Merdoviq

Dushica Merdoviq

Këshilltare ligjore

Dušica Merdović je iz Bijelog Polja. Završila je Pravni Fakultet u Podgorici Univerziteta Crne Gore.

E lindur në Bijello Pole. Diplomoi nëFakultetin Juridik në Podgoricë, Universiteti i Malit të Zi. Menjëherë pas studimit, ajo filloi të punojë në sektorin civil.

Në projektet e UNHCR-it ajo ka punuar në OJQ “Qendra Ligjore”, për të ofruar asistencë ligjore falas për personat e zhvendosur, personat pa shtetësi, viktimat e dhunës dhe kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare.

Gjatë shumë viteve të përvojës në sektorin e OJQ-ve ajo mori pjesë në një numër të madh takimesh në fushën e ligjit të refugjatëve, çështjeve të pashtetësisë dhe azilit në Mali të Zi.

Ajo ende dëshiron të ndërtojë karrierën e saj në të njëjtin drejtim.

Ajo është e martuar dhe ka djemtë Vuk dhe Petra. Ajo i do malet, lumenjtë dhe i pëlqen skena të tilla. Kohën e lirë e shfrytëzon për t’u arratisur në veri, ku qetëson shpirtin.

dusica@gamn.org

IVANA GJOGJIQ

IVANA GJOGJIQ

Këshilltare ligjore

Ivana Gjogjiq lindi në Nikshiq. Diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Malit të Zi. Gjatë studimeve të saj, ajo ishte pjesëmarrëse në programin Work and Travel në Shtetet e Bashkuara.

Pas përfundimit të studimeve themelore filloi angazhimin e saj në Crnogorski Telekom.

Adhuron sportin, muzikën dhe pjesët veriore të Malit të Zi.

Është e martuar me Milanin me të cilin ka një djalë Petrin.

NADJA PESIQ

NADJA PESIQ

Këshilltare ligjore

Nadja Pesiq