Enter your keyword

Upravni Odbor

Edina Hasanaga Çobaj

Edina Hasanaga Çobaj

Drejtor Ekzekutiv

Edina Hasanaga Çobaj është nga Ulqini. Diplomoi në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve, në të njëjtën kohë ka përfunduar edhe kursin universitar Lidershipi dhe Puna Rinore, kurs ky i akredituar nga Fakulteti për Komunikime në Jönköping, Suedi. Është trajnere për komunikim paqësor dhe ka mbajtur disa trajnime në komunikim të padhunshëm me aktivistë të rinj dhe profesorë. Një nga autorët e një numri të raporteve për të drejtat e njeriut të botuara në Mal të Zi, si dhe filmave dokumentarë që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Gjatë viteve në sektorin joqeveritar ka fituar përvojë në planifikimin, si dhe menaxhim financiar dhe administrativ të projekteve.

Për një kohë ka punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara. Adhuron notin. Me bashkëshortin e saj Bernardin kanë një djalë Dinin dhe vajzën Erën.

edina@gamn.org

Milan Radoviq

Milan Radoviq

Drejtor i programit

Milani Radoviq është nga Mojkovci. U diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq. Ai ka punuar në disa projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave e sundimin e ligjit, ka ligjeruar sociologjinë në shkollën e mesme deri në vitin 2007, e më pas ka punuar në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa që nga viti 2012 ai punon në Aleancën qytetare.

Millani ka koordinuar disa projekte rajonale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ka qenë anëtar i grupeve punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjërues në seminare të shumta mbi të drejtat e njeriut. Është një nga autorët e disa raporteve mbi drejtësinë, të drejtat e pakicave, dhe autor i disa raporteve vjetore dhe raporteve kvartale mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ai ndoqi Shkollën e Lidershipit Demokratik, Shkollën e Ndërmarrësisë Sociale – hyrje në Edukimin Qytetar, Shkollën mbi të Drejtat e Njeriut dhe një sërë seminaresh në fushën e të drejtave të njeriut.

Millani është anëtarë i Këshillit të Radio televizionit të Malit të Zi dhe anëtar i Mekanizmit Nacional Parandalues.

Hobet e Millanit janë basketbolli dhe futbolli dhe i pëlqen të kalojë kohën në male. Ai është i martuar me Marian, me të cilin ka një vajzat Mia dhe Mateu, i biri i Maksimit.

milan@gamn.org