{"id":46098,"date":"2026-02-12T14:26:37","date_gmt":"2026-02-12T13:26:37","guid":{"rendered":"https:\/\/gamn.org\/?p=46098"},"modified":"2026-03-05T14:31:52","modified_gmt":"2026-03-05T13:31:52","slug":"nevojiten-hapa-me-te-vendosur-per-uljen-e-perdorimit-te-plastikes-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gamn.org\/sq\/nevojiten-hapa-me-te-vendosur-per-uljen-e-perdorimit-te-plastikes-ne-mal-te-zi\/","title":{"rendered":"Nevojiten hapa m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr uljen e p\u00ebrdorimit t\u00eb plastik\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Efekti i zbatimit t\u00eb ndalimit t\u00eb qeseve plastike dhe plastik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdorim, si dhe sfidat n\u00eb zbatimin e ligjit, ishin n\u00eb fokus t\u00eb mbledhjes s\u00eb djeshme t\u00eb Grupit t\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve, e mbajtur me iniciativ\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs Qytetare.<\/p>\n<p>N\u00eb pun\u00ebn e mbledhjes, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupit t\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Aleanc\u00ebs Qytetare, Danijela Darmanoviq, mor\u00ebn pjes\u00eb ministri i Ekologjis\u00eb, Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm dhe Zhvillimit t\u00eb Veriut, Damjan Qulafiq, sekretari shtet\u00ebror Nenad Vitomiroviq, ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Ekologji, Lana Radunoviq, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Agjencis\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Mjedisit Danilo Veliq, ndihm\u00ebsi i drejtorit t\u00eb Eko-fondit Nemanja Pekoviq, drejtori i Deponis\u00eb Aleksandar Bozhoviq, si dhe drejtoresha ekzekutive e Zero Waste Montenegro, Vanja Cicmil.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ky\u00e7e q\u00eb hapi Aleanca Qytetare kishte t\u00eb b\u00ebnte me at\u00eb n\u00ebse zgjidhja ekzistuese ligjore ka \u00e7uar v\u00ebrtet n\u00eb ulje reale t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb plastik\u00ebs apo n\u00ebse ende po p\u00ebrballemi me sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mbetjeve plastike q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb natyr\u00eb dhe potencialisht rrezikojn\u00eb mjedisin dhe sh\u00ebndetin publik. V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb iu kushtua p\u00ebrdorimit t\u00eb qeseve plastike m\u00eb t\u00eb trasha se 50 mikron\u00eb, t\u00eb cilat ende lejohen kundrejt pages\u00ebs, si dhe ndikimit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga fakti se Mali i Zi tashm\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash perkufizohet me Kushtetut\u00eb si shtet ekologjik, nd\u00ebrsa viti 2026 njihet si jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kontekstin e mbylljes s\u00eb Kapitullit negociues 27 \u2013 Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, ne theksuam nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rishqyrtuar se sa i jemi afruar realisht k\u00ebtij ideali. P\u00ebrshtypja q\u00eb ekziston n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb se, pavar\u00ebsisht ndalimit ligjor dhe rritjes s\u00eb tarifave, qeset plastike nuk jan\u00eb zhdukur n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga p\u00ebrdorimi i p\u00ebrditsh\u00ebm dhe se vazhdojn\u00eb t\u00eb perfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb nga format dominuese t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, hap\u00ebm edhe \u00e7\u00ebshtjen e vet\u00ebdijes ekologjike, n\u00eb kontekstin se ekziston nj\u00eb shqet\u00ebsim real q\u00eb, para se t\u00eb arrihet nj\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb i madh n\u00eb ndryshimin e zakoneve t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb mjedis mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb potencialisht edhe m\u00eb shum\u00eb plastik\u00eb.<\/p>\n<p>Theksuam gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr zbatim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ligjit dhe rritje t\u00eb efikasitetit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes inspektuese. Si ilustrim i sfidave n\u00eb praktik\u00eb, u theksua se edhe gjat\u00eb vet\u00eb takimit jan\u00eb perdorur produkte plastike p\u00ebr nj\u00ebp\u00ebrdorimshme, si gota dhe shishe, gj\u00eb q\u00eb konfirmon edhe m\u00eb tej sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb zbatimi i masave ligjore pa nj\u00eb ndryshim sistematik n\u00eb qasje. Gjithashtu u theksua se n\u00eb disa lokale hotelerie dhe dyqane ende mund t\u00eb gjenden produkte plastike t\u00eb ndaluara, gj\u00eb q\u00eb tregon nevoj\u00ebn p\u00ebr kontrolle m\u00eb t\u00eb forta dhe p\u00ebr zbatim m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb rregulloreve n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Aleanca Qytetare konsideron se shteti duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb vendosur dhe t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr kufizime shtes\u00eb ose ndalim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb qeseve plastike, duke forcuar gjithashtu kontrollin.<\/p>\n<p>Vanja Cicmil i ka prezentuar an\u00ebtar\u00ebt e Grupit Parlamentar t\u00eb Gjelb\u00ebr me kuadrin rregullator t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb fush\u00ebn e ambalazhit dhe mbeturinave t\u00eb ambalazhit, duke p\u00ebrfshir\u00eb Direktiv\u00ebn 2015\/720 dhe masat kryesore t\u00eb Rregullores s\u00eb re t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebt ambalazhin (BE 2025\/40), zbatimi i s\u00eb cil\u00ebs fillon m\u00eb 12 gusht 2026. Ajo gjithashtu ka prezentuar t\u00eb dh\u00ebna statistikore krahasuese mbi konsumimin e qeseve plastike p\u00ebr banor n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, si dhe shembuj t\u00eb praktikave t\u00eb mira q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate konkrete n\u00eb reduktimin e mbeturinave plastike. Nj\u00eb v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar gjendjes n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe rolit t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb zbatimin e kuadrit ekzistues ligjor, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb qeseve plastike me trash\u00ebsi nga 15 deri n\u00eb 50 mikron, i cili filloi t\u00eb zbatohet n\u00eb tetor 2024.<\/p>\n<p>Ministri Qulafiq njoftoi se t\u00eb dh\u00ebnat e deritanishme tregojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb caktuar, duke theksuar se m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebrdoreshin rreth 100 qese plastike p\u00ebr banor, nd\u00ebrsa sot p\u00ebrdoren rreth 65, gj\u00eb q\u00eb tregon se masat e Ministris\u00eb tashme po japin rezultatet e para. Ai rikujtoi se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb qeseve plastike me trash\u00ebsi midis 15 dhe 50 mikron\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr qeset m\u00eb t\u00eb trasha \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb tarif\u00eb, si dhe detyrimi i Inspektoriatit t\u00eb Tregut p\u00ebr t\u00eb kontrolluar zbatimin e rregulloreve.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu theksoi se, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb disponueshme, jan\u00eb kryer m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb kontrolle inspektuese, jan\u00eb l\u00ebshuar disa urdhra p\u00ebr kund\u00ebrvajtje dhe jan\u00eb nisur procedura kund\u00ebr subjekteve q\u00eb nuk e kan\u00eb respektuar ligjin.<\/p>\n<p>Aleksandar Bozhoviq theksoi se pjesa e qeseve plastike n\u00eb mbetjet totale q\u00eb ata menaxhojn\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur ndjesh\u00ebm krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme, madje me 70%, gj\u00eb q\u00eb tregon p\u00ebr disa p\u00ebrparime pozitive, por edhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Grupit Parlamentar t\u00eb Gjelb\u00ebr vler\u00ebsuan se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, nga mbrojtja e mjedisit dhe shendetit publik, deri te financat publike dhe integrimet evropiane.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ulja e numrit t\u00eb qeseve p\u00ebr banor tregon p\u00ebrparim, u vler\u00ebsua se ekziston nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e konsiderueshme p\u00ebr masa shtes\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb zgjerimin e destinimit t\u00eb mjeteve t\u00eb Eko-Fondit, forcimin e fushatave edukative, ve\u00e7an\u00ebrisht nd\u00ebr popullat\u00ebn e re, nxitjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb \u00e7antave t\u00eb rip\u00ebrdorshme, si dhe ndryshime t\u00eb mundshme n\u00eb ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr menaxhimin e mbeturinave.<\/p>\n<p>Takimi u p\u00ebrmbyll me nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb vazhdohet dialogu nd\u00ebrmjet institucioneve, sektorit civil dhe vendimmarr\u00ebsve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjenden zgjidhje m\u00eb efikase q\u00eb do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb uljen reale t\u00eb perdorimit t\u00eb plastik\u00ebs dhe n\u00eb mbrojtjen afatgjat\u00eb t\u00eb mjedisit n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit \u201cGjurma e Plastik\u00ebs\u201d q\u00eb zbatohet nga Aleanca Qytetare, dhe financohet nga Fondi p\u00ebr Mbrojtjen e Mjedisit \u2013 Eko Fondi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Efekti i zbatimit t\u00eb ndalimit t\u00eb qeseve plastike dhe plastik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdorim, si dhe sfidat n\u00eb zbatimin e ligjit, ishin n\u00eb fokus t\u00eb mbledhjes s\u00eb djeshme t\u00eb Grupit t\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve, e mbajtur me iniciativ\u00eb t\u00eb Aleanc\u00ebs Qytetare. N\u00eb pun\u00ebn e mbledhjes, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupit t\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueses [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":747,"featured_media":45907,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[720],"tags":[],"tip":[],"acf":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46098"}],"collection":[{"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/747"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46098"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46098\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":46099,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46098\/revisions\/46099"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45907"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46098"},{"taxonomy":"tip","embeddable":true,"href":"https:\/\/gamn.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tip?post=46098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}