Zoran Vujicic është nga Podgorica. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Podgoricë pranë Universitetit të Malit të Zi, ndërsa aktualisht është duke përfunduar studimet master në Fakultetin e Ekonomisë në Podgoricë. Është alumnist i Shkollës së Menaxhimit demokratik. Punoi në Agrokor dhe Mercator në pozita udhëheqëse. Aktualisht i punësuar në Aleancën Qytetare si koordinator i programit i të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.

Mori pjesë në përgatitjen e disa raporteve mbi monitorimin e sistemit gjyqësor, shëndetësor dhe elektoral në Mal të Zi. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 ishte një nga koordinatorët dhe koautorët e raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore – “Më intereson”. Ai ishte i punësuar si këshilltar ligjor për zbatimin e raportit “Monitorimi i mediave. Është një nga autorët e raportit mbi zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, si dhe të një udhëzuesi praktik për punën e policisë me grupet sociale të ndjeshme dhe të margjinalizuara. Është autor i disa artikujve mbi sistemin gjyqësor.

Poashtu ishte anëtar i Komitetit të Etikës së MPB-së. Anëtarë i grupit të punës për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ekzekutimin e dënimit me kusht dhe ndëshkimit me interes publik. Anëtar i Komisionit Parlamentar për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Është anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga shoqëria civile, si dhe anëtarë i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi.

Ai është i martuar me Zorkën me të cilën ka një djalë, Matijën.

zoran@gamn.org