Ivan Radulloviq ka lindur në Nikshiq. Ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi. Studimet dyvjeçare të nivelit master po i ndjek në Universitetin e Donja Goricës, në kuadër të programit të Studimeve Humanistike në drejtimin Politikës Ndërkombëtare dhe Sigurisë, ku në periudhën e ardhshme pritet të mbrojë temën e magjistraturës me titull “Politika e rregullimit të marrëdhënieve etnike në Mal të Zi nga rivendosja e pavarësisë deri në anëtarësimin në NATO”.
Karrierën profesionale e ka filluar përmes Programit qeveritar të aftësimit profesional, duke punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi. Që nga maji i vitit 2024, është i angazhuar në Aleancën Qytetare, ku fillimisht ka qenë koordinator i një projekti që trajton ballafaqimin me të kaluarën, krimet e luftës dhe çështjet e drejtësisë tranzicionale.
Jo shumë kohë më pas, ai u bë koordinator i programit për të drejtat e njeriut, duke udhëhequr projekte të dedikuara për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, me fokus të veçantë në komunitetin rom dhe egjiptian, si dhe projekte që lidhen me integrimet euroatlantike dhe evropiane të Malit të Zi.
Ivani e flet rrjedhshëm gjuhën angleze, të cilën ka pasur mundësinë ta përmirësojë gjatë shkollimit në SHBA.