Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Irena Batakoviq

Përkthyese e gjuhës ruse

Irena Batakoviq ka lindur në Kazan të Rusisë, por rrënjët e saj vijnë nga Mali i Zi. Studimet themelore i kreu në Universitetin Federal të Kazanit (Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare, histori dhe studime orientale), në Departamentin e trashëgimisë kulturore botërore, drejtimi: kultura e vendeve dhe rajoneve të botës, kulturologji. Në periudhën prej 2014-2018 ajo u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Shkollimin e vazhdoji në Universitetin Shtetëror në Shën Petersburg, ku në vitin 2020 u diplomua në Fakultetin e Filologjisë, në Departamentin e historisë së letërsive të huaja, me fokus studimin e kulturës së Britanisë së Madhe.

Irena është e përkushtuar në përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm. Ajo ka përfunduar shumë kurse profesionale, duke përfshirë programin për menaxhimin e qendrave etnokulturore (Instituti Shtetëror i Kulturës në Moskë, 2021) dhe specializimin në fushën e rehabilitimit sociokulturor dhe adaptimit të personave me aftësi të kufizuara (Instituti i Kulturës në Shën Petersburg, 2021). Gjithashtu, ajo ka përfunduar disa kurse online në fushën e dizajnit grafik dhe krijimin e webfaqeve. Aktualisht, ajo po ndjek një program të mëtejshëm profesional në fushën e punës analitike (2024–2025).

Irena e ka filluar karrierën e saj profesionale në fushën e përkthimit në vitin 2015, duke u specializuar në çiftin gjuhësor rus-malazez (serbisht). Eksperienca e saj e pasur përfshin punën në Rusi, Serbi dhe Mal të Zi, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me Kroacinë, Anglinë dhe Ukrainën. Që nga viti 2021, ajo jeton dhe punon në Malin e Zi.

Në vitin 2024, ajo iu bashkua Fondacionit Joqeveritar Aleanca Qytetare si përkthyes për gjuhën ruse në projektin e UNHCR me emrin „Ofrimi i ndihmës ligjore falas për azilkërkuesit, refugjatët dhe personat në rrezik të apatridisë në Malin e Zi“.