
Aleanca qytetare është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2011 me qëllim të përmirësimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ajo është e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku të drejtat e çdo individi respektohen dhe mbrohen, pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, fesë, ose ndonjë karakteristikë tjetër personale.
Ne vazhdimisht ndjekim punën e organeve të drejtësisë dhe administratës publike, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë kombëtar. Ne besojmë se transparenca, përgjegjësia dhe drejtësia në punën e këtyre institucioneve janë themelet e një shoqërie demokratike dhe një nga kushtet bazë për respektimin e të drejtave të njeriut. Ndjekja e vazhdueshme na mundëson të identifikojmë mangësitë sistemike dhe të propozojmë reforma konkrete për të siguruar që institucionet të funksionojnë në shërbim të qytetarëve dhe qytetareve dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Aleanca qytetare i kushton një vëmendje të veçantë edukimit të liderëve të rinj në politikë, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, mediave, si dhe avokimit për barazinë gjinore. Përmes formave të arsimit joformal, synojmë të krijojmë aktiviste dhe aktivistë të aftë, efektivë, politikë dhe shoqërorë, si dhe vendimmarrës të ardhshëm. Një nga qëllimet e Aleancës qytetare është krijimi i një shoqërie në të cilën gratë dhe burrat kanë të drejta, mundësi dhe qasje të barabarta në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Përmes programeve edukative dhe bashkëpunimit me institucionet dhe sektorin civil, ne përpiqemi të vëndosim në dukje sfidat me të cilat përballen grate, si dhe të kontribuojmë në uljen e diskriminimit gjinor në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Përveç kësaj, ne punojmë në mënyrë aktive për të ulur stigmatizimin dhe diskriminimin e grupeve të margjinalizuara, duke përfshirë anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe migrantët dhe refugjatët.
Aleanca Qytetare, së bashku me partnerët e saj, kanë themeluar Shtëpinë Qytetare si një vend ku do të mblidhen organizatat joqeveritare dhe aktivistët që angazhohen për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Ne besojmë se promovimi i të drejtave të njeriut është një detyrë e përbashkët e të gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe se përfshirja është çelësi i kohezionit shoqëror.
Tani shikojmë përpara dhe shpresojmë që do të ndani entuziazmin tonë për këtë përpjekje të përbashkët. Na ndihmoni që Aleanca Civile të bëhet një forcë që mund të mbështetet.
Adresa: