Nëpërmjet bashkimit të dy NF të mirëformuara në Aleancën Qytetare, ne synojmë të intensifikojmë punën tonë në mbështetjen e të drejtave të qytetarëve individualë ndaj sistemit shtetëror. Gjithashtu, Aleanca Qytetare do të përmirësojë monitorimin e organeve gjyqësore dhe administratës publike në nivel kombëtar dhe komunal. Ne do të punojmë në forcimin e ndërveprimit mes qytetarëve dhe organeve publike, përmes avokimit publik aktiv dhe qasjes kritike konstruktive.
Si Aleancë Qytetare ne duam të kontribuojmë në mënyrë të duhur dhe efikase në krijimin e një shoqërie civile të gjallë bazuar në parimet e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit. Gjithashtu do të bashkëpunojmë dhe rrjetëzohemi me organizata të ngjashme nga rajoni, duke pasur parasysh tiparet e përbashkëta të hapësirës kulturore dikur të unifikuar, të ngarkuar me probleme të ngjashme tranzicioni dhe me perspektivë të përbashkët evropiane. Ne mbetemi të hapur për individë dhe organizata.
Tani, ne po shikojmë në të ardhmen dhe shpresojmë që ju të ndani entuziazmin tonë për këtë përpjekje të përbashkët. Na ndihmoni ta bëjmë Aleancën Qytetare një fuqi ku duhet të mbështetemi.