Kristina Tkach është nga Ukraina. Ajo ka diplomuar në Universitetin Kamianets-Podilsky Ivan Ohienko, departmenti i gjuhës dhe letërsisë angleze dhe polake.
Në vitin 2013, Kristina u shpërngul në Malin e Zi me familjen e saj. Ajo ka punuar në Budvë si menaxhere hoteli, dhe përgjegjësië e saj përfshinin komunikimin me klientët dhe partnerët, menaxhimin e punës së punonjësve, si dhe financat. Në vitin 2015, ajo dhe familja e saj u transferuan në Tivar, kur vajza e saj filloi shkollën.
Ajo ka dhënë provimin për verifikimin e njohurive të gjuhës malazeze në vitin 2019.
Në korrik 2022, ajo filloi punën në Aleancën Qytetare si përkthyese për gjuhën ukrainase, në kuadër të projektit të UNHCR për ofrimin e ndihmës ligjore falas për refugjatët nga Ukraina.
Kristinës i pëlqejnë udhëtimet dhe malet, si dhe i pëlqen të gatuajë. Kohën e lirë e kalon me familjen dhe kafshët e saj shtëpiake – qenushin gjerman Meten dhe qenin e races së përzier Xhonin.
Ajo është e martuar me Ilijën dhe ka vajzën, Anën.