Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Danijela Darmanoviq

Koordinatore e komunikimit

Danijela Darmanoviq ka lindur në Plevle. Ka përfunduar studimet themelore dhe specialistike në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi, dega Studime Evropiane.

Pas përfundimit të studimeve, ka punuar si vullnetare për dy vite në Ministrinë e punëve të jashtme, në Drejtoratin për Kombet e Bashkuara, ku është njohur nga afër me punën e organizatave të OKB-së. Ka qenë pjesëmarrëse në Programin e lidershipit për vizitorët ndërkombëtarë (IVLP) për menaxhimin strategjik të tregtisë dhe kontrollin e eksportit, organizuar nga Byroja e çështjeve arsimore dhe Kulturore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, ka përfunduar akademinë diplomatike.

Danijela ka qenë pjesëmarrëse në Shkollën e drejtësisë tranzicionale, organizuar nga YIHR.

Ka dhënë provimin profesional për punë në organet shtetërore dhe ka përfunduar kursin bazë të kontabilitetit dhe fotografisë.

Me bashkëshortin Nemanjën, kanë vajzën, Sarën, dhe djalin, Petrin.