Përmirësimi i aksesit në arsim dhe avancimi i pjesëmarrjes politike, duke përfshirë uljen e censuses zgjedhore për komunitetet pakicë, përbëjnë parakushtet themelore për integrim të suksesshëm të romëve dhe egjiptianëve. Ky është përfundimi i Modulit të II-të të Gjeneratës XXIII të Shkollës së Studimeve Politike, i cili u mbajt nga 28 deri më 30 nëntor në hotelin “Budva”, në Budvë, në organizim të Aleancës Qytetare.

Moduli me titullin “Integrimi dhe identiteti i komunitetit RE në shoqërinë bashkëkohore malazeze” e hapi drejtori programor i Aleancës Qytetare, Milan Radoviq, i cili theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të përfaqësuesve të komunitetit rom, duke nënvizuar se Aleanca Qytetare punon çdo ditë me anëtarët e komunitetit, u ofron ndihmë juridike falas dhe i përfshin në programe të ndryshme të edukimit. Përveç tij, në hapjen e Modulit të II-të, pjesëmarrësve të Shkollës së Studimeve Politike u drejtuan edhe Mensur Šaljaj, Sokolj Beganaj dhe Bernd Burvic, të cilët ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre për pozitën e komunitetit rom dhe egjiptian në Mal të Zi.
Mensur Šaljaj, kryetar i Këshillit Rom, në fjalimin e tij theksoi sfidat kryesore me të cilat komuniteti rom dhe egjiptian në Mal të Zi vazhdon të përballët, përfshirë përfaqësimin e pamjaftueshëm politik, vështirësitë ekonomike dhe diskriminimin e pranishëm. Ai theksoi veçanërisht se censusi zgjedhor ekzistues prej 0.7% e pamundëson hyrjen e një përfaqësuesi rom në Kuvend, edhe pse kjo është një detyrim për të cilin sinjalizon edhe Bashkimi Evropian. Pavarësisht një progresi të caktuar në fushën e arsimit, varfëria, mbështetja e pamjaftueshme institucionale dhe rastet e diskriminit publik e ngadalësojnë ndjeshëm procesin e plotë të përfshirjes së romëve dhe egjiptianëve. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të programeve arsimore, veçanërisht përmes punës së mediatorëve dhe përmirësimit të socializimit të hershëm të fëmijëve, çka do të përbënte hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit real të pozitës së komunitetit rom dhe egjipitan.

Shefi i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve dhe egjiptianëve në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Sokolj Beganaj, në fjalimin e tij theksoi se Mali i Zi e nxjerr forcën e vet nga multietniciteti, toleranca dhe respekti i ndërsjellë. Po ashtu, ai deklaroi se integrimi i romëve nuk është çështje mëshire apo pushteti, por çështje drejtësie dhe respektimi të të drejtave themelore të njeriut, si dhe një obligim civilizues që dëshmon pjekurinë e çdo shoqërie që synon barazinë dhe respektimin e dinjitetit të të gjithë anëtarëve të saj. Beganaj theksoi veçanërisht se integrimi nuk duhet të nënkuptojë humbjen e identitetit, por njohjen dhe vlerësimin e tij, duke nënvizuar se Mali i Zi përparon jo pavarësisht nga diversiteti i tij, por falë tij.

Bernd Burvic, menaxher programi në Misionin e OSBE-së në Mal të Zi, theksoi se anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian vazhdojnë të përballen me paragjykime dhe mungesë mirëkuptimi, gjë që e vështirëson përfshirjen e tyre të plotë shoqërore. Ai nënvizoi se integrimi i vërtetë nuk duhet të barazohet me asimilimin, por duhet të jetë në proces në të cilin njëkohësisht ruhen identiteti, trashëgimia kulturore dhe dinjiteti i komunitetit RE.

Burvic theksoi se integrimi i suksesshëm kërkon pjesëmarrjen aktive të të gjithë aktorëve: institucioneve shtetërore, komuniteteve lokale, sektorit civil, partnerëve ndërkombëtarë, por edhe vetë popullsisë rome dhe egjiptiane. Si përfaqësues i Misionit të OSBE-së, ai vuri në dukje se OSBE-ja ka mbështetur përpjekjet e orientuara drejt përmirësimit të pozitës së grupeve të cenueshme dhe u bëri thirrje vendimmarrësve të ardhshëm që të vazhdojnë të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
Profesori i Fakultetit Juridik të UCG-së dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Nebojša Vuçiniq, mbajti ligjëratën hyrëse në modulin e dytë të Shkollës së Studimeve Politike për pjesëmarrësit e gjeneratës së 23-të. Në prezantimin e tij, ai theksoi se institucionet ndërkombëtare dhe evropiane prej dekadash merren me përmirësimin e pozitës së romëve, duke pasur parasysh historinë e gjatë të diskriminimit, racizmit dhe dhunës ndaj së cilës ky komunitet është ekspozuar që nga shekulli i 15-të. Ai vuri në dukje se sot përdoren terma të ndryshëm, si antiromizmi, romofobia dhe diskriminimi antirom, për të përshkruar padrejtësinë sistematike, por se asnjë prej këtyre termave nuk arrin ta përfshijë plotësisht tërësinë e formave të persekutimit historik dhe bashkëkohor ndaj romëve dhe egjiptianëve, çka dëshmon kompleksitetin e pozitës së tyre.

Duke iu referuar vendimeve konkrete të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ai theksoi se diskriminimi ndaj popullsisë rome vazhdon të ekzistojë në mbarë Evropën. Si një problem veçanërisht urgjent, ai veçoi mungesën e dokumenteve personale, e cila i prek më së shumti romët që kanë ardhur në Mal të Zi si refugjatë. Ai nënvizoi se kjo nuk është vetëm një çështje juridike apo administrative, sepse një person pa dokumente ekziston faktikisht, por juridikisht nuk ekziston askund, duke u privuar praktikisht nga cilësia e subjektit të të drejtës. Në përfundim, ai theksoi se parakushtet themelore për një integrim të suksesshëm janë arsimi cilësor dhe përmirësimi i pjesëmarrjes politike, para së gjithash përmes uljes së pragut zgjedhor për komunitetet pakicë.
Dita e dytë e modulit filloi me ligjeratën e dr. Sajma Ademoviq me temën “Realiteti i kulturës rome në multikulturalizmin malazez”, gjatë së cilës ajo u prezantoi pjesëmarrësve poziten historike dhe bashkëkohore të komunitetit rom në Mal të Zi, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë të multikulturalizmit dhe politikave evropiane të përfshirjes. Ajo theksoi se komuniteti rom në teritorin e Malit të Zi ka një rrugëtim historik të gjatë dhe kompleks, të shenuar nga marginalizimi dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtur identitetin e vet pavarësisht paragjykimeve të forta shoqërore. Ajo vuri në dukje se sot në Mal të Zi veprojnë disa grupe të ndryshme rome dhe grupeve të afërta, çka e vështirëson edhe më tej njohjen e tyre juridike dhe politike. Ndër sfidat më të theksuara është mungesa pothuajse e plotë e përfaqësimit politik, e cila kufizon mundësinë që nevojat dhe prioritetet e komunitetit rom të dëgjohen dhe të merren parasysh. Raportet evropiane tregojnë për një përkushtim të pamjaftueshëm institucional, progres të dobët në zbatimin e strategjive dhe praninë e vazhdueshme të antiromizmit në shoqëri.

Po ashtu, në prezantimin e saj ajo rikujtoi se multikulturalizmi malazez, ndonëse i njohur formalisht nga Kushtetuta e vitit 2007, në praktikë shfaq kufizime, veçanërisht kur bëhet fjalë për grupe të margjinalizuara si romët. Ademoviq përfundoi se pozita e romëve në Mal të Zi pasqyron hendekun ndërmjet politikave deklarative dhe nivelit real të përfshirjes, si dhe se përfshirja aktive dhe njohja e identitetit të komuniteteve të margjinalizuara janë parakusht kyç për një multikulturalizëm funksional.
Në panelin “Prezentimi i hulumtimit të opinionit publik”, i cili pasoi ligjëratës, panelistët Nevenka Vuksanoviq, drejtoreshë e programit CEDEM, dhe Vladimir Raiçeviq, drejtor ekzekutiv i IPSOS Strategic Marketing në Mal të Zi, prezentuan gjetjet e hulumtimeve të kryera që lidhen me popullsinë RE.

Vladimir Raiçeviq nënvizoi se rezultatet më të fundit të hulumtimit tregojnë se komuniteti rom në Podgoricë përballet me një pasiguri të theksuar ekonomike. Megjithëse shumica e të anketuarve e vlerësojnë situatën e tyre ekonomike më mirë se në 12 muajt e fundit, ata priten të përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve, çka konfirmon rrezikshmërinë ekonomike dhe nevojitën për masa më të fuqishme mbështetëse dhe përfshirjeje.
Raiçeviq tërhoqi vëmendjen se shqetësuese është që ndër katër problemet më të mëdha me të cilat përballen anëtarët e popullsisë rome, në vend të parë renditet funksionimi i dobët i institucioneve. Pas tij renditen papunësia, droga/narkomania dhe standardi i ulët. Pikërisht ky vlerësim i dobët i funksionimit të institucioneve shtetërore thellon edhe më tej ndjenjën e përjashtimit.

Në përgjithësi, gjetjet tregojnë qartë nevojën për masa gjithëpërfshirëse që do të përmirësojnë statusin ekonomik dhe mbrojtjen institucionale të komunitetit rom.
Nevenka Vuksanoviq prezantoi gjetjet e hulumtimit më të fundit mbi pozicionin socio-ekonomik të romëve në Mal të Zi. Ajo theksoi se në hulumtim u përfshinë 592 familje rome në 12 komuna dhe u analizuan tregues të tillë si arsimi, statusi material, qasja në dokumentacion, mbrojtja shëndetësore, mbrojtja sociale, si dhe pjesëmarrja në edukime dhe promovim mediatik. Vuksanović nënvizoi se, pavarësisht tendencave pozitive si rritja e të ardhurave në katëgoritë më të larta të të ardhurave, njohja më e mirë e gjuhës malazeze, mbulimi më i madh me shtesën për fëmijë dhe me material shkollor, si dhe pjesëmarrja më e madhe në edukime për punësim dhe dokumentacion, megjithatë ekzistojnë sfida serioze. Ajo veçanërisht theksoi rënien në posedimin e dokumentacionit bazë. Gjithashtu, ajo tregoi për mbulimin e pamjaftueshëm me ndihmë sociale dhe përdorimin thuajse të papërfillshëm të mjeteve për vetëpunësim, gjë që tregon kufizimet në realizimin e të drejtave themelore të jetesës.

Dita e fundit e modulit të dytë të Shkollës së Studimeve Politike u shënua nga ligjërata “Identiteti etnik i romëve dhe egjiptianëve në procesin e tranzicionit në Mal të Zi”, e mbajtur nga dr. antropologjisë Vesna Deliq. Ajo, në fakt, foli për ndryshueshmërinë e identitetit, kulturës dhe traditës së këtyre komuniteteve, si dhe për nevojën për të thyer stereotipat e gjatë kohore që e paraqesin ata si statikë në kohë dhe hapësirë. Deliq prezantoi prejardhjen e tyre, etnogjenezën, rrjedhat migratore dhe rrethanat historike që kanë formësuar zhvillimin e identitetit rom dhe egjiptian në Ballkan dhe në Mal të Zi.

Ajo vendosi theks të veçantë të ndikimet e epokës moderne, ndryshimet shoqërore dhe ashtuquajturi inxhinieri sociale në identitetet e tyre etnike dhe fetare, në gjuhën dhe modelet e funksionimit. Qëllimi u prezantimit të saj ishte të tregojë se romët dhe egjiptianët janë pjesëmarrës të barabartë në proceset shoqërore, ekonomike dhe politike, dhe se identitetet e tyre zhvillohen në mënyrë dinamike në përputhje me lëvizjet bashkëkohore shoqërore.





