Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Punëtori edukative për familjet ukrainase në Mal të Zi

Në periudhën e kaluar kemi organizuar katër punëtori, të cilat përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të familjeve ukrainase në Mal të Zi, me qëllim lehtësimin e integrimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme.

Punëtorinë “Qasja në të drejtat sipas Ligjit për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme” e realizoi këshilltarja ligjore e Aleancës Qytetare, Valentina Rugovaj, me fokus në fushat e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe të drejtës për punë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të bënin pyetje dhe të merrnin këshilla konkrete ligjore si dhe informacione relevante.

Punëtorinë psikologjike “Emocionet – marrëdhënia midis emocioneve dhe arsyes (modeli ABC)”, e udhëhequr nga psikologia Marija Babiq, i ndihmoi pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë emocionet e tyre, të zhvillojnë qëndrueshmëri emocionale dhe të mësojnë se si të vendosin ekuilibër midis ndjenjave dhe të menduarit racional përballë sfidave të përditshme.

Punëtoria e tretë iu kushtua termës “Dhuna me bazë gjinore”, gjatë së cilës ligjëruesja Ivana Raščanin Radičević i njohu pjesëmarrësit me forma të ndryshme të dhunës  me bazë gjinore, mekanizmat e mbrojtjes dhe shërbimet mbështetëse të disponueshme. Theks i veçantë iu kushtua identifikimit të situatave me rrezik, rëndësisë së reagimit në kohë dhe rolit të institucioneve dhe organizatave në mbrojtjen e viktimave.

Punëtoria e katërt iu kushtua parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve. Ligjëruesi Bojan Bugarin foli për format dhe indikatorët më të shpeshtë të trafikimit të qenieve njerëzore, mënyrat e parandalimit, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në rast të identifikimit të situatave potencialisht të rrezikshme. Gjithashtu u prezentuan të drejtat dhe mekanizmat e disponueshëm të mbështetjes. Punëtorisë i mori pjesë edhe një përfaqësues i ambasadës, gjë që kontribuoi më tej në rëndësinë e saj.

Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Urat e përkatësisë: Fuqizimi i familjeve ukrainase në Mal të Zi”, të cilin Aleanca Qytetare e zbaton në partneritet me Zyrën e Save the Children për Ballkanin Veriperëndimor.

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

GA 15 logo-01
Institucionet malazeze si pengje të standardeve të dyfishta ndaj drejtësisë ndërkombëtare
zajednička foto
Integrimi evropian mund të jetë një stimul për reformat demokratike, por anëtarësimi në BE në vetvete nuk garanton një demokraci më të fortë
Vizual
Aleanca Qytetare përmes Shkollës së Studimeve Politike forcon dialogun rajonal mbi Agjendën e Gjelbër
Milan Radović
Drejtoria e Policisë ndërpreu mbikëqyrjen civile mbi veprimet e zyrtarëve policorë ndaj personave të privuar nga liria
9.7
Në Kuvendin e Malit të Zi u hapën ekspozita me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit në Srebrenicë

Kërko