Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Barra e viteve nëntëdhjetë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe nderkulturalizmin në Mal të Zi

Aleanca Qytetare thekson një trend shqetësues të shtimit gjithnjë e më të shpeshtë të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, kërcënimeve dhe nxitjes së intolerances fetare dhe kombëtare në diskursin publik, veçanërisht në hapësirën online. Shembujt e shumtë që kemi dëshmuar gjatë dhjetë ditëve të fundit, e që u janë drejtuar individëve nga subjekte të ndryshme politike, e konfirmojnë edhe më tej seriozitetin dhe përhapjen e këtij problemi.

Mesazhe të tilla përbëjnë pjesë të një modeli shqetësues të gjuhës së urrejtjes në hapësiren publike dhe rikujtojnë ndarjet dhe traumat e së kaluarës, të cilat si shoqëri ende po përpiqemi t’i tejkalojmë. Ato njëkohësisht përbëjnë një shkelje të rëndë të standardeve themelore demokratike dhe janë në kundërshtim me vlerat e ndërkulturalizmit, respektit të ndërsjellë dhe tolerancës, drejt të cilave synon Mali i Zi.

Moszgjidhja e trashëgimisë së viteve nëntëdhjetë dhe mungesa e një epilogu të plotë institucional për ngjarjet e shumta të asaj periudhe tregojnë qartë se kjo barrë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe lë hapësirë për fuqizimin e përsëritur të një retorike të tillë.

Është e rëndësishme të theksohet se çdo mospajtim, kritikë apo keqkuptim në hapësirën publike përbën nje pjesë legjitime të dialogut demokratik. Megjithatë, ai në asnjë rast nuk duhet të shndërrohet në kërcënime, fyerje apo forma të tjera të dhunës. Fakti që puna e dikujt është publike dhe e hapur ndaj kritikës nuk mund dhe nuk duhet të jetë justifikim apo ekspozimin ndaj kërcënimeve, presioneve dhe sulmeve.

Normalizimi i një sjelljeje të tillë përbën një sfidë serioze shoqërore që thellon më tej ndarjet dhe nxit polarizimin. Për këtë arsye, është me rëndësi thelbësore që raste të tilla të marrin një epilog të qartë, të qëndrueshëm dhe të mbështetur institucionalisht.

Presim që ndryshimet e paralajmëruara të KPP-së do ta përmirësojnë efikasitetin në ndjekjen penale dhe sanksionimin e kërcënimeve dhe dhunës, veçanërisht në hapësirën digjitale dhe në rrjetet sociale, si dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

55089876171_d278d619b6_k
Nevojiten hapa më të vendosur për uljen e përdorimit të plastikës në Mal të Zi
uvredljivi-komentari-sajt
Barra e viteve nëntëdhjetë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe nderkulturalizmin në Mal të Zi
viber_slika_2026-02-05_12-24-44-077
Është hapur ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”
Vizual
Gazetarët ende janë të ekspozuar ndaj sulmeve, pavarësisht garancive ligjore ekzistuese
milos-medenica-sajt
Mossqashmëria e Medenicës pas shpalljes së aktgjykimit është pasqyrë e dobësisë së sistemit dhe edhe një tjetër test i përgjegjësisë së institucioneve kompetente

Kërko