Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Është hapur ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”

Aleanca Qytetare sot, në Građanska kuća, hapi ekspozitën e fotografive “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”, e cila paraqet këndvështrimin e të rinjve mbi identitetin e komuniteteve pakicë në Mal të Zi dhe kontekstin shoqëror në të cilin ata jetojnë.

Ekspozitën e hapën Milan Radoviq, drejtor programor i Aleancës Qytetare, dhe Sokolj Beganaj, përfaqësues i Drejtoratit për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

Beganaj theksoi se autorët kanë treguar se të drejtat e pakicave nuk janë një koncept abstrakt, por një realitet i gjallë që pasqyrohet në marrëdhëniet e përditshme, kulturën, zakonet dhe vlerat e komuniteteve. Ai vuri në dukje se të rinjtë, përmes punës së tyre, na kujtojnë se një shoqëri demokratike ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë dhe vlerësimin e diversitetit.

Kristina Gojçaj, bashkëpunëtore e projektit në Aleancën Qytetare, ua prezantoi të pranishmëve rëndësinë e ekspozitës, si dhe procesin e krijimit të saj, që nga përzgjedhja e të rinjve pjesëmarrës, përmes trajnimit dhe mentorimit, deri te realizimi i punimeve fotografike.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Građanska Kuća deri me 9 shkurt, pas së cilës, me 22 shkurt, do të hapet në Ulqin.

Ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve” u realizua në kuadër të projektit “Të drejtat e pakicave përmes objektivit të të rinjve”, me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

 

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

55089876171_d278d619b6_k
Nevojiten hapa më të vendosur për uljen e përdorimit të plastikës në Mal të Zi
uvredljivi-komentari-sajt
Barra e viteve nëntëdhjetë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe nderkulturalizmin në Mal të Zi
viber_slika_2026-02-05_12-24-44-077
Është hapur ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”
Vizual
Gazetarët ende janë të ekspozuar ndaj sulmeve, pavarësisht garancive ligjore ekzistuese
milos-medenica-sajt
Mossqashmëria e Medenicës pas shpalljes së aktgjykimit është pasqyrë e dobësisë së sistemit dhe edhe një tjetër test i përgjegjësisë së institucioneve kompetente

Kërko