Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Gratë në Parlament: Lojë e numrave apo ndikim real

Pjesëmarrja politike e grave në Mal të Zi është e kufizuar nga qëndrime patriarkale, paragjykime, por edhe nga shpërfillja e shumë rregulloreve ligjore, të cilat pengojnë aktivizmin e tyre, kështu është vlerësuar në forumin “Pamja politike e Malit të Zi: Demokracia reale apo e pretenduar” organizuar nga Aleanca Qytetare sot në Podgoricë.

Në fjalimin hyrës, Milan Radoviq, drejtori i programit të AQ, theksoi se këtë vit, përveç gjeneratës së 22-të të Shkollës së Studimeve Politike, gjithashtu po fillojnë punën edhe studentët e gjeneratës së parë të Akademisë për Gratë në Politikë, programi i së cilës kryesisht u përkushtohet temave lokale.

Milan Radović

Lejla Dervishagiq, shefe e Zyrës së programit të këshillit të Evropës në Podgoricë, tha se këtë vit Këshilli i Evropës feston 75 vjetorin e themelimit, i cili është një mundësi për të parë se çfarë kanë bërë vendet anëtare deri më sot dhe çfarë mund të bëhet ende për të ruajtur vlerat e përbashkëta, duke vënë në dukje se tema qendrore e Forumit – barazia gjinore është shumë e rëndësishme për ritmin e zhvillimit demokratik të Malit të Zi.

Lejla Dervišagić

Nga paneli i titulluar “Gratë në Parlament: Lojë e numrave apo ndikim real”, deputetja e PDS-së Zoja Bojaniq Laloviq theksoji se pikërisht varet nga gratë se si do të trajtohen ato në një organizatë të caktuar politike.

Ajo theksoi gjithashtu se ende jetojmë në një shoqëri që beson se vendi i gruas është në shtëpi, e jo në politikë.

Zoja Bojanić-Lalović

Deputetja e BS-së Edina Deshiq vlerësoi se edhe pse demokracia në Mal të Zi është ende në fazën e tranzicionit, ajo po zhvillohet dhe mund të shihet përparim krahasuar me dhjetë vjet më parë.

“Kur i shikojmë të gjitha degët e pushtetit, mund të themi se nuk kemi pasur asnjëherë një grua presidente apo kryeministre, këto pozita kanë mbetur të paarritshme për një grua dhe ne duhet të punojmë për këtë”, tha Deshiq.

Edina Dešić

Ministri i Sportit dhe Rinisë Dragoslav Shqekiq, theksoji se sot grate e kanë shumë të vështirë të angazhohen në politikë sepse janë të ekspozuara ndaj presioneve të ndryshme dhe sjelljeve brutale, gjë që mund të vihet re përmes komenteve të ndryshme në rrjetet sociale.

“Gratë janë të nevojshme në politikë, kanë hapësirë, por është idomosdoshëm solidariteti, respekti, kultura dhe nevoja për t’u marrë me njëri-tjetrin me mirëbesim, pasi vetëm kështu mund të arrijmë rezultate më të mira,” tha Shqekiq.Dragoslav Šćekić

Nikolla Mugosha, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kujtoji se kishte tërhequr vëmendjen për devijimet në periudhën paraprake lidhur me mospërmbushjen e detyrimeve ligjore që kërkojnë që së paku 30 për qind e grave duhet të përfaqësohen në listat zgjedhore.

Sipas fjalëve të Mugošës, gratë në parlamentin malazez kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara duke krijuar klubin e grave, dhe ai mendon se është e nevojshme një përgjigje sistematike, e jo individuale, për satanizimin që ato përjetojnë në rrjetet sociale.

Panelistët vlerësuan gjithashtu se zhvillimi i platformave digjitale ka çuar në hiperprodhimin e stigmatizimit online të grave, me synimin për të heshtur zërin e tyre në hapësirën publike.

Pjesëmarrësit e forumit ranë dakord se Strategjia e literaturës mediatike është një mjet i domosdoshëm, me të cilin shoqëria do të veprojë në mënyrë parandaluese ndaj dukurive negative që sjell epoka digjitale.

 

 

 

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

vizual, Srđan Aleksić
32 vjet nga vdekja e Srgjan Aleksiqit
logo GA-za fb
Të drejtat formale pa rëndësi thelbësore për familjet e viktimave civile të luftës
zajednička foto
Certifikatat e dorëzuara për pjesëmarrësit e Akademisë së parë për Gratë në Politikë
Baner, Bijelo Polje
”Njeriu që nuk mundi të heshtte” – rikujtim se duhet të mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën në çdo hap
Life between prejudice and success-90
A e dëgjon niveli shtetëror zërin lokal?

Kërko