Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

MONITORIMI I PROTESTËS

Të dielën me 25 tetor AQ mori pjesë në mbledhjet në parlament dhe informoi qytetarët mbi pasojat dhe ngjarjet pas protestës. AQ është gjatë gjithë kohës në komunikimin me qytetarët dhe dokumenton rastet në të cilat ekziston dyshimi për torturë policore.

Protestin e kemi ndjekur sepse kemi qenë të vetëdijshëm se do të ketë përpjekje për manipulim dhe se informatat objektive jan të nevojshme në raste të tilla. Kemi mbuluar të gjitha vendet kyçe dhe në këtë mënyrë kemi ardh deri të të dhënat të cilat demantojnë disa nga deklaratat e autoriteteve. Një shembull i tillë është edhe deklarata e Drejtorit të Policisë në Komitet për Siguri.

Gjatë protestës, monitorët e AQ-së kanë ndjekur sjelljen e policëve dhe kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi ose raste të shpërdorimit të detyrës, e poashtu bënë thirrje që të raportojnë dhe të dorzojnë rastet e torturës policore. Pas miratimit të vizitës Qendrës së Sigurimit, kanë lajmruar mbi numrin e qytetarëve dhe deputetëve të arrestuar, ndërsa ekipi që ishte në Qendrën Klinike kanë dhanë informata mbi numrin e qytetarëve dhe policëve të lënduar. Pas apelit ndaj mediave dhe kërkesës për raportim objektiv, në radhë erdhi edhe thirrja avokatëve për të drejtave të njeriut, por asnjë nuk u shfaq për të ofruar ndihmë juridike falas. Hulumtuesit e AQ-së theksuan dhe atë se të gjithë personat e privuar nga liria kanë të drejtë për avokat, ekzaminim mjekësor dhe të thërreasë familjen me vetë aktin e paraburgimit, por gjithashtu konkluduan edhe atë se qytetarët e arrestuar nuk janë mjaft të informuar për të drejtat e tyre në situata të tilla.

Monitorët e AQ-së vlerësuan se protesta ishte paqësore në fillim, edhe pse u ndjeu një dozë e caktuar e tensionit, ndërsa askush nga bina nuk bëri thirrje për qetësim. Në terren ka pasur disa aksidente, kur një nga hulumtuesit e AQ-së është goditur me gur, por pa lëndime të rënda. Policia, sipas vlerësimeve nga hulumtuesit e AQ-së në situata të caktuara, pasi që pat baza ligjore fillestare për marrjen e masave, tejkalojnë autorizimin e tyre. Ishte shumë e vështirë për të punuar për shkak të numrit të madh të granatave tymuese dhe gazit lotsjellës.

Të nesërmen, pas protestës, ekipi i AQ-së ka ndjekur dhe ka marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Siguri për një monitorim të pavarur, ndërsa prania në Kolegjiumin Parlamentar nuk është e lejuar nga Presidenti i kolegiumit, edhe pse anëtarët ishin, në parim, për. Ekipi i AQ-së ka paraqitur Këshillit për Kontrollin Civil të Policisë rastet e para të dokumentuara të torturës policore me audio dhe video material. Gjatë protestës, kameramani i AQ-së ka regjitruar këtë:

https://www.youtube.com/watch?v=CSLtabuc9SI&feature=youtu.be.

Ekipi i AQ-së tani është duke punuar në mbledhjen e dokumentacionit për rastet e torturës nga ana e policisë, tejkalimit të autorizimit dhe të shkeljeve të drejtave të njeriut dhe në veçanti në lidhje me të drejtat e qytetarëve për lirinë e tubimit. Ne ftojmë të gjithë qytetarët që të na kontaktojnë në: [email protected] dhe të ndjekin punën tonë në Twitter: @GACrnaGora, në anglisht: @C_AllianceMNE, ose në  FB: https://www.facebook.com/Gra%C4%91anska-alijansa-274469272593718/ dhe anglisht: https://www.facebook.com/Civic-Alliance-1569450313270768/.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual-2
KUJTOJMË VJETORIN E VDEKJES SË SRĐAN ALEKSIĆ
Vizual-1
TENDI BRENGOSËS I RRITJES SË NUMRIT TË VEPRIMEVE TË PALIGJSHME NGA PUNONJËSIT E POLICISË
Vizual-za-sajt-1
KONKURS PËR PUNË: AVOKATI TË OFROJ NDIHMË JURIDIKE FALAS
1-6
WORKSHOP: PËRMIRËSIMI I NDËRGJEGJËSISË PËR TORTURËN E POLICISË - RRUGA DREJT TOLERANCËS ZERO
Vizual-za-sajt
GJENDJA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR INTEGRIM: NJË MUNDËSI QË NUK DUHET TË HUMBËM

Kërko