Ky publikim është publikimi i dytë i publikimit me rastin e Ditës së shtetësisë. Këtë vit vëmendja jonë ishte tërhequr nga prokuroria. Me këtë publikim ne dëshironim të kujtojmë në rëndësinë e cilësisë së prokurorisë.
Ekonomia, politika, shoqëria, sporti, kultura, mediat – janë vetëm disa nga fushat në të cilat ne kemi qenë në kërkim të rasteve që prokuroria kishte dhënë rezultate të çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh të pabesueshme. Prokuroria si një nga shtyllat e një aparati efektiv dhe efikas të shtetit nga natyra është gjithmonë në sy të publikut. Një nga elementet kyç në mekanizmin gjyqësor nuk mund ti lejoj vetes që të “ndryshket”, sepse shteti atëherë ngadalëson procesin demokratik.
Ne shpresojmë se publikimi do të informojë dhe të frymëzojë të gjithë: sistemi prokurorial për të ndryshuar qasjen dhe metodën e punës, institucionet e tjera për të kontribuar në punën e tyre dhe publiku për të kërkuar efikasitetin dhe efekte të dukshme pozitive të ndjekjes penale.
Falenderime të veçanta shkojnë për partnerët për ndihmë dhe informacione ne lidhje me këtë botim: Rrjeti për Afirmimin e Sektorit të OJQ-ve (MANS), OJQ-ja LGBT Forum Progres, Bashkimi i Sindikatave të Lira të Malit të Zi (USSCG), Akcioni për të Drejtat e Njeriut (HRA) dhe Lëvizja Ekologjike “Ozon”.
Publikimi mund të shkarkohet këtu.