Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Mossqashmëria e Medenicës pas shpalljes së aktgjykimit është pasqyrë e dobësisë së sistemit dhe edhe një tjetër test i përgjegjësisë së institucioneve kompetente

Lajmi se Miloš Medenica nuk është gjetur në adresën e tij të banimit dhe se ndodhet në arrati, ka rihapur edhe një herë çështjet që lidhen me funksionimin e sistemit dhe përgjegjësinë institucionale. Për të disatën herë, për masat parandaluese flitet në momentin kur pasoja tashmë ka ndodhur, ndonëse në këtë rast konkret një perfundim i tillë duhej të ishtë parandaluar përmes veprimit të hershëm dhe të qëndrueshëm.

Aleanca Qytetare rikujton se bëhet fjalë për një çështje që ka qenë nën interes të madh të publikut dhe që ka kërkuar vëmendje të shtuar dhe koordinim të organeve kompetente, përfshirë edhe aspektin e kontrollit të të pandehurit, ndaj të cilit paraburgimi hetimor ishte zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Veçanërisht duke pasur parasysh përvojat e mëparshme, përkatësisht dështimet në rastet kur personat ndaj të cilëve ishte caktuar masa e ndalimit të largimit nga banesa kanë kryer veprat më të rënda penale.

Pjekuria institucionale, marrja e përgjegjësisë dhe një analizë serioze e veprimeve të organeve kompetente, me qëllim parandalimin e përsëritjes së dështimeve të ngjashme në të ardhmen, janë parakusht për rikthimin e besimit të qytetarëve, të cilët nga shteti kërkojnë garantimin e sigurisë dhe të sigurisë juridike.

Megjithatë, në vend të marrjës të përgjegjësisë, kërkohet alibi në një zgjidhje ligjore që nuk mori shumicën në plenum – pasi për të, përveç opozitës, nuk votoi as një pjesë e shumicës qeverisëse – ndërsa sulmohet sektori civil që merret me të drejtat e njeriut dhe në mënyrë indirekte akuzohet se ka ndihmuar të denuarin e të zhduket. Pikërisht përfaqësuesit e sektorit civil kanë paralajmëruar, kanë kërkuar dialog publik dhe kanë paraqitur një sërë qëndrimesh dhe rekomandimesh.

Është e qartë se nuk ka pasur ndryshime që do të mundësonin funksionimin efikas të sistemit. Rastet e shumta në të cilat ka munguar reagimi në kohë tregojnë qartë adresën që duhet t’i japë publikut përgjigje adekuate dhe të mbajë pasojat e (mos)veprimit të saj.

Demagogjia politike dhe marrëveshjet partiake duhet t’ia lënë vendin një qasjeje profesionale dhe të përgjegjshme në çdo rast individual, me qëllim që të tentohet rikthimi i besimit të cenuar të qytetarëve në institucionet e sistemit.

 

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

55089876171_d278d619b6_k
Nevojiten hapa më të vendosur për uljen e përdorimit të plastikës në Mal të Zi
uvredljivi-komentari-sajt
Barra e viteve nëntëdhjetë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe nderkulturalizmin në Mal të Zi
viber_slika_2026-02-05_12-24-44-077
Është hapur ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”
Vizual
Gazetarët ende janë të ekspozuar ndaj sulmeve, pavarësisht garancive ligjore ekzistuese
milos-medenica-sajt
Mossqashmëria e Medenicës pas shpalljes së aktgjykimit është pasqyrë e dobësisë së sistemit dhe edhe një tjetër test i përgjegjësisë së institucioneve kompetente

Kërko