Ndër 110 postet drejtuese në Qeverinë e Malit të Zi (Kryetari, Nënkryetari, ministrat, drejtorët e drejtorive, shefa kabineti dhe këshilltarë të Kryeministrit, Sekretari i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij, asistentë dhe këshilltarë) në asnjërën prej tyre nuk ka pjesëtarë të komuniteteve rome, ndërsa vetëm një anëtar është shqiptar etnik. Hulumtimi gjithashtu tregoi se nga numri i totalit, një e treta janë femra, dhe ato kryesisht mbulojnë funksione më të ulëta.
Aleanca Qytetare dënon fuqishëm këtë nën-përfaqësim dhe kërkon nga Presidenti dhe Qeveria që të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për të siguruar që pjesëtarët e pakicave të jenë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale në pozita të larta në pushtetin ekzekutivit, gjë e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Ndonëse Kushtetuta në nenin 8, kurse Ligji për të Drejtat e Minoriteteve dhe Lirive në nenin 39 qartazidefinojnë se ndalohet çdo lloj diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në çfaredo baze, derisa në nenin 79 të Kushtetutës, paragrafi 10, dhe në nenin 25 të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave, thuhet se anëtarëve të minoriteteve u garantohen të drejtat dhe liritë “në përfaqësim proporcional në shërbimet publike, shtetërore dhe në pushtetin lokal”, këto dispozita në realitet nuk zbatohen në mënyrë adekuate e as pjesëtarët e pakicave nuk janë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale.
Duke pasur parasysh se, sipas shifrave zyrtare të regjistrimit të fundit, në Mal të Zi ka më shumë se gjashtë mijë romë (rreth një përqind) është e pakuptueshme që nuk janë të përfaqësuar fare në asnjë nga funksionet udhëheqëse. Edhe më e habitshme është se nga më shumë se 31.000 anëtarëve të popullsisë shqiptare në Mal të Zi, në pozitë të lartë në qeverinë ekzekutive është I punësuar vetëm një anëtar i këtij etniteti. Sipas regjistrimit të popullsisë sipas gjinisë, në Mal të Zi jetojnë rreth një për qind më shumë gra se burra, që qartazi tregon se përfaqësimi i tyre në pozita udhëheqëse në qeveri është disproporcionale.
Me një qëndrimi të tillë ndaj anëtarëve të grupeve minoritare, por edhe ndaj popullatës femërore, qeveria tregon mungesë kujdesi veçanërisht për ato kategori të cilat duhet të jenë prioritare. Përveç kësaj, nëse ky trend vazhdon edhe në të ardhmen, me siguri do të çojë në rritjen e mosbesimit në institucionet e shtetit.
Mali i Zi me Kushtetutë dhe në thelbin e saj është krijuar si shtet qytetar, dhe ne jemi të vetëdijshëm se numërimi nacional dikujt mund t’i pengojë. Por, me detyrimin e konceptit të shtetit nacional dhe me krijimin e konceptit mbi të drejtat e pakicave, ne jemi obliguar t’i respektojmë ato, ndaj në mënyrë urgjente duhet punuar në këtë aspect, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Malit të të kenë të drejta të barabarta dhe ta ndjejnë Malin e Zi si shtet të tyre.
Sanja Rashoviq
Koordinatore e programit për qeverisje të mirë