
Ne kemi mbështetur, mbrojtur dhe forcuar rrjedhën e informacioneve midis qytetarëve dhe institucioneve, përmes ndihmës juridike falas dhe promovimit të të drejtave të tyre përmes aktiviteteve të synuara të përfaqësimit mediatik. Kemi hulumtuar efikasitetin dhe transparencën e punës së shërbimeve publike ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe veçanërisht ndaj grupeve të margjinalizuara. Me anë të informimit, kemi ngritur ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe të vendimmarrësve mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë, si dhe mbi përgjegjësinë e qeverisë dhe efikasitetin e institucioneve të saj. Kemi ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile, politikaneve dhe gazetarëve dhe kemi promovuar rrjetizimin e tyre.
Pas viteve të luftërave dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ndryshimet tranzicionale në administratën publike dhe sistemin gjyqësor shpesh janë të lidhura me procedura të komplikuara joefikase, mungesë transparence dhe përgjegjësie ndaj qytetarëve të thjeshtë si përdorues të shërbimeve të tyre. Për pothuajse një dekadë, aktivistët tanë mbështesin qytetarët në luftën për të drejtat qytetare dhe njerëzore, duke i ndihmuar ata të tejkalojnë problemet e bashkëpunimit të dobët institucional dhe keqinterpretimit të normave ligjore, si dhe ngadalësisë dhe mungesës së përgjegjësisë nga disa funksionarë shtetërorë.
Tani shikojmë përpara dhe shpresojmë që do të ndani entuziazmin tonë për këtë përpjekje të përbashkët. Na ndihmoni që Aleanca Civile të bëhet një forcë që mund të mbështetet.
Adresa: