Në periudhën e kaluar kemi organizuar katër punëtori, të cilat përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të familjeve ukrainase në Mal të Zi, me qëllim lehtësimin e integrimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme.
Punëtorinë “Qasja në të drejtat sipas Ligjit për mbrojtjen ndërkombëtare dhe të përkohshme” e realizoi këshilltarja ligjore e Aleancës Qytetare, Valentina Rugovaj, me fokus në fushat e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe të drejtës për punë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të bënin pyetje dhe të merrnin këshilla konkrete ligjore si dhe informacione relevante.

Punëtorinë psikologjike “Emocionet – marrëdhënia midis emocioneve dhe arsyes (modeli ABC)”, e udhëhequr nga psikologia Marija Babiq, i ndihmoi pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë emocionet e tyre, të zhvillojnë qëndrueshmëri emocionale dhe të mësojnë se si të vendosin ekuilibër midis ndjenjave dhe të menduarit racional përballë sfidave të përditshme.

Punëtoria e tretë iu kushtua termës “Dhuna me bazë gjinore”, gjatë së cilës ligjëruesja Ivana Raščanin Radičević i njohu pjesëmarrësit me forma të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, mekanizmat e mbrojtjes dhe shërbimet mbështetëse të disponueshme. Theks i veçantë iu kushtua identifikimit të situatave me rrezik, rëndësisë së reagimit në kohë dhe rolit të institucioneve dhe organizatave në mbrojtjen e viktimave.

Punëtoria e katërt iu kushtua parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve. Ligjëruesi Bojan Bugarin foli për format dhe indikatorët më të shpeshtë të trafikimit të qenieve njerëzore, mënyrat e parandalimit, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në rast të identifikimit të situatave potencialisht të rrezikshme. Gjithashtu u prezentuan të drejtat dhe mekanizmat e disponueshëm të mbështetjes. Punëtorisë i mori pjesë edhe një përfaqësues i ambasadës, gjë që kontribuoi më tej në rëndësinë e saj.

Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Urat e përkatësisë: Fuqizimi i familjeve ukrainase në Mal të Zi”, të cilin Aleanca Qytetare e zbaton në partneritet me Zyrën e Save the Children për Ballkanin Veriperëndimor.





