Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Emina Bajroviq

Këshilltare ligjore

Emina Bajroviq ka lindur në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, ku ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës.

Angazhimin e saj professional e filloi si praktikante – juriste – bashkëpunëtore profesionale në Sekretariatin e “Institucionit Publik GIMNAZIJA OBALA” në Sarajevë.

Nga viti 2013 deri në 2014, ka punuar si juriste në Robot General Trading d.o.o. Sarajevë, dhe nga viti 2014 deri në 2015 ka qenë e punësuar si juriste – bashkëpunëtore profesionale në Sekretariatin e “Institucionit Publik GIMNAZIJA OBALA” në Sarajevë.

Pas zhvendosjes në Mal të Zi, Emina Bajroviq filloi punësimin e saj si juriste në Cenex d.o.o. në Bijella, Herceg Novi, ku punoi për 8 vjet.

Ajo ka përfunduar me sukses seminare mbi menaxhimin e zyrës dhe arkivave, seminarin mbi Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe seminarin mbi Prokurimet publike.

Që nga janari i vitit 2024, ajo është e angazhuar në Aleancën Qytetare si këshilltare ligjore në kuadër të projektit të UNHCR-it me titullin “Ofrimi i ndihmës juridike falas për kërkuesit e azilit, refugjatët dhe personat në rrezik të apatridisë në Mal të Zi”.

Në kohën e saj të lire, më së shumti e lumturojnë vizitat në qytetin e saj të lindjes, Sarajevë, dhe shoqërimi me familjen dhe miqtë.

Ajo është e martuar me Alenin dhe kanë dy djem, Osmën dhe Orhanin.