Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Vuçiq Filipoviq

Këshilltar ligjor

Vuçiq Filipoviq ka lindur në Podgoricë, ku ka diplomuar në Fakultetin Juridik. Aktualisht mban titullin master i shkencave juridike ne drejtimin ndërkombëtar ligjor. Gjatë studimeve, u dallua me rezultate të dukshme akademike. Është fitues i çmimit të Dekanit për arritjen më të mirë në gjeneratën e tij, pastaj Çmimin e dhomës së Avokatëve të Malit të Zi “Prof. Petar Stojanoviq” për studentin më të mirë në vitin akademik 2021/2022. , çmimin e Universitetit të Malit të Zi për studentin më të mirë të Fakultetit Juridik në gjeneratën e tij, si dhe çmimin e Kryeqytetit të Podgoricës më “19 dhjetor”, për suksesin e arritur në studimet master.

Angazhimin e parë të punës e filloi si Koordinator i ekipit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në OJQ-në Rrjeti për aktivizëm rinor në Malit të Zi, ku organizoi punëtori të ndryshme, trajnime dhe aktivitete të tjera në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat i mundësuan zbatimin e njohurive të fituara akademike në praktikë. Krahas punës në sektorin civil ka kryer edhe një praktikë në NLB Bank.

Përveç edukimit formal, duke pasur parasysh se edukimi joformal është po aq i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm personal, ai ka përmirsuar aftësitë e tij të buta si komunikimi, menaxhimi i kohës, vendimmarrja, udhëheqja e takimeve dhe lidershipi përmes trajnimeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Që nga nëntori i vitit 2024, ai është i punësuar në Aleancën Qytetare në pozitën e këshilltarit ligjor, në kuadër të projektit të UNHCR me titull “Ofrimi i ndihmës juridike për kërkuesit e azilit, refugjatët dhe personat në rrezik të apatridisë në Mal të Zi”.