Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

U themelua Klubi i Gruas së Këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Danilovgradit

Në Kuvendin e Komunës së Danilovgradit sot u nënshkrua marrëveshja për themelimin e Klubit të Gruas së Këshilltareve, me iniciativë të Aleancës Qytetare. Ky është klubi i pesëmbëdhjeti që Aleanca Qytetare ka formuar në komunat malazeze, me qëllim rrjetëzimin e këshilltareve dhe forcimin e ndikimit të tyre në marrjen e vendimeve në nivel lokal. Qëllimi i Klubeve të Gruas së Këshilltareve është që, duke tejkaluar interesat e ngushta partiake, të nxisin politika dhe iniciativa në dobi të të gjithë qytetarëve.

Në ceremoninë e organizuar, përveç përfaqësuesve të Aleancës Qytetare, morën pjesë kryetari i komunës së Danilovgradit, Aleksandar Grguroviq, nënkryetarët Bojan Paviqeviq dhe Marija Radonjiq, kryetari i Kuvendit të komunës, Predrag Rajoviq, si dhe këshilltaret e parlamentit lokal.

Përfaqësuesja e Aleancës Qytetare, Danijela Darmanoviq, theksoi se që, pavarësisht aftësive dhe kapaciteteve, gratë në politikë shpesh nuk janë mjaftueshëm të dukshme. Qëndrimet patriarkale, “barra e dyfishtë” e punës dhe familjes dhe pengesat brenda partive politike shpesh ndikojnë që gratë të kenë vështirësi në përparim dhe rrallëherë të marrin hapësirën që e meritojnë. Pikërisht për këtë, Klubi i Gruas së Këshilltareve përfaqëson një platformë të rëndësishme pëermes së cilës këshilltarët, pavarësisht përkatësisë politike, do të mund të bashkëpunojnë dhe të nisin iniciativa në interes të qytetarëve të Danilovgradit dhe për zhvillimin e komunitetit lokal.

Kryetari i Kuvendit të komunës, Predrag Pajoviq, theksoi se gratë në politikë sjellin energji dhe qasje të ndryshme. “Një qasje që bazohet në dialog, përfshirje dhe zgjidhjen e problemeve në dobi të gjithë komunitetit. Prandaj është e rëndësishme që zëri i tyre të jetë i qartë dhe i fuqishëm në proceset e marrjes së vendimeve”, tha Pajoviq.

Nënkryetarja e komunës, Marija Radonjiq, vlerësoi se që formimi i Klubit të Gruas së Këshilltareve ka një vlerë të veçantë shoqërore. “Kjo nuk është vetëm një hap teknik, por një mesazh i qartë që gratë në Mal të Zi nuk pranojnë më të marginalizohen, por duan, munden dhe duan të jenë pjesë e barabartë e vendimmarrjes”, theksoi Radonjiq. Ajo shtoi se veprimi i sotëm tregoi se dallimet politike mund të kapërcehen kur ekziston një qëllim më i lartë – një Danilovgrad më i sigurt, më i drejtë dhe më modern, ku gratë qëndrojnë krah për krah pa marrë parasysh partinë dhe bindjet.

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

55089876171_d278d619b6_k
Nevojiten hapa më të vendosur për uljen e përdorimit të plastikës në Mal të Zi
uvredljivi-komentari-sajt
Barra e viteve nëntëdhjetë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe nderkulturalizmin në Mal të Zi
viber_slika_2026-02-05_12-24-44-077
Është hapur ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”
Vizual
Gazetarët ende janë të ekspozuar ndaj sulmeve, pavarësisht garancive ligjore ekzistuese
milos-medenica-sajt
Mossqashmëria e Medenicës pas shpalljes së aktgjykimit është pasqyrë e dobësisë së sistemit dhe edhe një tjetër test i përgjegjësisë së institucioneve kompetente

Kërko