Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Vetëdija e pamjaftueshme ekologjike pengesë për politikat e gjelbra

“Nuk mund të presim që qytetarët të zhvillojnë ndërgjegjësimin ekologjik dhe ndjenjën e përgjegjësie ndaj hapësirës dhe natyrës, nëse në të njëjtën kohë shohin që ata që marrin vendime po dërgojnë një mesazh krejtësisht të kundërt me veprimet e tyre,” u konkludua në panelin me titull “A i kuptojnë liderët politikë politikat e gjelbra?” që u mbajt mbrëmë nga Aleanca Qytetare në Ulqin.

Folës në panel ishin Genci Nimanbegu, kryetar i Komunës së Ulqinit, Drashko Boleviq, drejtor i Fondit EKO – Fondit për mbrojtjen e mjedisit të Malit të Zi dhe Milan Radoviq, drejtor programi i Aleancës Qytetare.

Genci Nimanbegu, kryetari i Komunës së Ulqinit, duke komentuar çështjen nëse rasti i Plazhit të Madh tregon në praktikë se interesi publik dhe standardet e gjelbra mbeten të mposhtura nga interesat afariste të kapitalit të madh, theksoi se as kryeministri dhe as shumica parlamentare nuk e kanë marrë parasysh mendimin e tyre dhe se kjo është një nga vendimet më të këqija që ai mban mend që nga hyrja e tij në Parlament.

Ai shprehet veçanërisht i shqetësuar për faktin se, siç tha, interesi i një kompanie të huaj është vënë përpara interesit të qytetarëve të Malit të Zi.

“Mendoj se ky është një vendim që vetëm tregon se, në vend që si shoqëri të pjekemi gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, ka ardhur deri te kulminacioni i populizmit dhe interesave partiake – ndoshta edhe interesave të fshehta,” tha ai.

Ai shprehu shpresën se mosnënshkrimi i ligjit nga ana e presidentit Milatoviq dhe mendimi i Komisionit Evropian do të ndikojnë në qëndrimin e deputetëve gjatë raundit të dytë të votimit.

Në pyetjen nëse është e vërtetë që takimet me kryeministrin janë karakterizuar nga tone të pakëndshme dhe fjalë fyese, z. Nimanbegu u përgjigj pozitivisht, duke shtuar se kryeministri nuk e ka kuptuar qartë rolin e tij dhe përgjegjësinë që sjell pozita e kryetarit të Qeverisë.

Kur bëhet fjalë për Kriporën, Nimanbegu paralajmëroi krijimin e një mekanizmi menaxhues dhe shtoi se, edhe pse dëshirojnë partneritet me shtetin, ende nuk janë afër një marrëveshjeje. Përveç kësaj, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pellgut unik të Bunës, sepse ky territor është në funksion të njeriut, e jo vetëm të turizmit.

I pyetur se si projektet e mëdha ndikojnë në sistemin e menaxhimit të mbetjeve, Drashko Boleviq, drejtor i EKO-Fondit – Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit të Malit të Zi, tha se niset nga supozimi se bëhet fjalë për investitorë të vetëdijshëm për çështjet ekologjike. Shtrohet pyetja nëse ne si shtet jemi të gatshëm ta realizojmë atë në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore.

Boljeviq shtoi se, tashmë, në nivel ditore për çdo qytetar është në rritje sasia e mbeturinave që prodhojnë, dhe se ajo rritet nga viti në vit, veçanërisht gjatë ardhjes së turistëve në sezonin turistik.

Duke komentuar çështjen e deponive të paligjshe, Boleviq theksoi se EKO-Fondi merret me sanimin e tyre dhe se ekzistojnë lokacione që gjenden në planin shtetëror, por jo në atë lokal – dhe anasjelltas. Ai paralajmëroi se në të ardhmen do të krijohet një sistem që do të mundësojë që objekt i sanimit të jenë vetëm ato lokacione që gjenden në të dy planet.

“Sa i përket mbetjeve, shteti nuk grumbullon asnjë euro të ardhura nga mbetjet. Qëllimi është që sa më shpejt të miratohet një set aktesh nënligjore, të harmonizohen rregulloret horizontalisht me ligjet e tjera, dhe që Mali i Zi të përfitojë nga menaxhimi i mbetjeve. Vetëm atëherë mund të flasim për realizimin e disa objektivave,” përfundoi Boleviq.

Duke komentuar çështjen aktuale të Plazhit të Madh, Milan Radoviq, drejtor programor i Aleancës Qytetare, tha se në atë rast vërehen një sërë parregullsish, duke pasur parasysh që i gjithë procesi nuk ishte transparent dhe nuk përfshiu opinionin profesional, si dhe nuk u morën parasysh mendimet e agjencive përkatëse.

Prej tridhjetë vitesh në parlamentin tonë jemi dëshmitarë se interesi i partive politike, pothuajse pa përjashtim, vihet përpara interesit publik, shtoi ai.

“Nuk mund të kujtoj asnjë rast ku ndonjë deputet të ketë votuar kundër interesave të partisë së tij, edhe kur kjo do të nënkuptonte mbrojtjen e së mirës publike,” përfundoi Radović.

 

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Panel, foto
Vetëdija e pamjaftueshme ekologjike pengesë për politikat e gjelbra
viber_image_2025-04-07_08-52-38-918 JR
Dita Ndërkombëtare e Romëve: Jeta në rrënojat e premtimeve të paplotësuara
grafikon horizontalni
Mali i Zi dhe negociatat me BE-në: Një maratonë pa fund?
Milan foto
Pasiviteti institucional është përkrahje e torturës policore
Inicijativa 1
Aleanca Qytetare i ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë një Nismë për ndryshimin e Ligjit për ndihmën juridike falas

Kërko