Enter your keyword

Disa prej aktiviteteve të parapara në këtë dokument nënkuptojnë kryerjen e vizitave të paparalajmruara në stacionet policore dhe qendrat e sigurisë të Drejtorisë së Policisë nga vëzhguesit e trajnuar të FJ Aleanca Qytetare, të cilët do të bëjnë intervista me personat e privuar nga liria pa praninë e policëve, dhe të inspektojnë të gjitha dhomat në përbërjen e këtyre institucioneve dhe të shqyrtojë dokumentacionin në lidhje me paraburgimin ose heqjen e lirisë, duke respektuar parimet e mbrojtjës të identitetit dhe marrjes së pëlqimit të personit për vështrimin e dokumentacionit të tij.

Kjo marrëveshje parasheh edhe takimet konsultative me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme- Drejtorisë të Policisë, Prokurorisë së Lartë të Shtetit dhe palëve të tjera të interesuara, si dhe nxitimi i mirëkuptimit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria ose atyre që gjenden në institucionet e mbyllura shtetrore në Mal të Zi.

Bashkëpunimi i parashikuar në këtë Marrëveshje do të zgjasë 12 muaj, dhe nënshkrimi i tij është pjesë e projektit “Ndërtimi i një shoqërie pa tortura dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor”, i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian.