Enter your keyword

Elvis Berisha nga Podgorica, aktualisht student i vitit të fundit në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, drejtimi për Siguri dhe Kriminalistikë. Ai vjen nga komuniteti rom dhe ka njohuri nga lamia e të drejtave të njeriut dhe si duhet mbështetur komunitetin e vet.

Në vitin 2011 ai punoi si bashkëpunëtor në projektin PGF Mal i Zi, i cili u zbatua nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut me qëllim të forcimit të kapaciteteve OJQ rome, dhe në vitet 2012-2013 u punësua si asistent në të njëjtin projekt. Në Fondacionin për Stipendimin e Romëve punoi si program-asistent. Në kuadër të projektit të BE-së Montenegro Inclusive Education Services Project, ka punuar në pozicionin e asistentit në arsim të romëve dhe egjiptianëve. Ai ka përfunduar me sukses shkollën e gazetarisë në Institutin e Mediave të Malit të Zi. Gjatë praktikës së tij një-vjeçare në Monitor në 2012-2013 mësoi për teknikat dhe format themelore në gazetari, përgatitjen e lajmeve dhe raporteve, e më pas ka punuar tema, analiza dhe hulumtime të ndryshme, duke kontribuar jo vetëm me informimin e publikut në lidhje me tema të rëndësishme mbi pozitën e romëve dhe egjiptianëve, por edhe grupe të tjera dhe fenomene tjera shoqërore. Në 2013 u punësua si intervistues në hulumtim rreth projektit MICS 5, i cili u zbatua nga Enti për Statistikë të Malit të Zi (MONSTAT), në Podgoricë. Si asistent arsimor i romëve në vitin 2013 u angazhua nga Fondi për Edukimin e Romëve (REF).

Ështlë themeluesi i organizatës rinore Rome ” Koračajte sa nama – Phiren amenca”, në të cilën aktualisht koordinon projektin “Edukimi për integrime sociale”, i cili është mbështetur nga Fondi për qytetari aktive, në kuadër të programit De Facto strong, i financuar nga Komisioni Evropian, përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

Që nga shtatori 2014 është stazhist pranë Ministriëë së Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, në Drejtorinë për programimin dhe monitorimin e instrumenteve për mbështetjen e para-pranimit në BE, në kuadër të programit Internship Scheme for Young Roma Graduates, të Institutit pët Shoqëri të Hapur nga Budapesti.
Flet gjuhën rome dhe shqipe. Ka marrë pjesë në kurse të shumta, trajnime, seminare dhe punëtori në fushën e diskriminimit, mediave, azilit dhe emigracionit, të drejtave e njeriut si dhe të sigurisë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, etj.

Është autor i botimit “Shpresa është më e fortë se frika”.Poashtu është edhe anëtar i Ekipit për mbështetjen e komunitetit RE, të cilën e ka formuar Qendra e Sigurimit në Podgoricë me qëllim që të zvoglohen apo të shuhen martesat e fëmijëve dhe lypja, si dhe mbështetja e komunitetit rom.