Enter your keyword

KRIZA GLOBALE, PËRGJEGJËSIA DHE VEPRIMI AKTIV

Në një kohë të krizës globale shëndetësore të shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19, një shoqëri e plotë përballet me shumë sfida sociale dhe ekonomike. Zhvillimi i mëtutjeshëm i një demokracie e cila bazohet në vlera universale: drejtësi, përgjegjësi, solidaritet, mirësi, liri, barazi dhe qasje të barabartë në shërbime publike dhe informacione ka një rëndësi të madhe tani.

Aleanca qytetare, si një aktor i përgjegjshëm shoqëror, kontribuon në veprime globale për të zvogëluar përhapjen e virusit COVID-19, duke respektuar të gjitha rekomandimet e autoriteteve përkatëse kombëtare. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke iu përshtatur kushteve të reja të punës, duke komunikuar përmes mjeteve të teknologjive moderne dhe duke punuar për të hartuar zgjidhje për funksionimin e vazhdueshëm të shoqërisë sonë edhe pas krizës globale.

Le të jemi përgjegjës. Le të shpëtojmë veten dhe të tjerët.

Distanca fizike – afërsia shoqërore

#CoronaInfoCG #ostanidoma #StayAtHome