Enter your keyword

Shtatë Shkollat e Studimeve Politike nga Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, së bashku me Shkollën e Menaxhimit Demokratik të Malit të Zi,tash tre vite janë duke zbatuar me sukses këtë projekt në drejtim të fuqizimit të proceseve demokratike, standardeve që kajnë të bejnë me të drejtat e njeriut dhe të pakicave në frymën e bashkëpunimit rajonal si dhe pajtimit në Ballkan.

Secili nga shtetet që janë duke zbatuar këtë program, kandidojnë nga shtatë përfaqësues të partive politike, institucioneve shtetërore ose pushtetit lokal të cilët përmes programit të RAD-it, që përmbanë katër module katërditorë dhe vizita studimore, forcojnë kapacitetet e tyre në fusha të veçanta.

Akademia Rajonale për Demokraci 2015 është e përkushtuar “ndërtimit të institucioneve demokratike” dhe moduli i parë do të mbahet në hotelin “Maestral” në Budva, në periudhën nga 26 shkurt – 1 mars me temën “Qeverisja e mirë në Ballkanin Perëndimor. Arritjet e tranzicionit demokratik “.

Dekani i këtij viti është Z. Pierre Mirel ish-Drejtor i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.