Demokracia elektronike (e-demokracia) është faktor plotësues në zhvillim dhe përhapjen e vlerave demokratike dhe është e lidhur me proceset tradicionale të demokracisë. Në kohën e marrëdhënieve moderne shoqërore, ajo kontribuon në fuqizimin e njërit nga parimet themelore të demokracisë, i cili është krijimi i hapësirës publike të përbashkët, ku qytetarët mund të diskutojnë, të marrin informacione të rëndësishme, apo të votojnë ligj të ri, ose të propozojnë zgjidhje ligjore.
Ne jemi të bindur se peticionet elektronike do të kontribuojnë për komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, për artikulim më të mirë dhe më të lehtë të kërkesave të tyre, dhe në fund, në rritjen e nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave, sepse kjo është demokracia e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë.
Demokracia elektronike nuk përfaqëson pozitën e ardhshme, por thjeshtë përfaqëson demokracinë moderne me kontributin e individëve të cilët përdorin teknologjinë e informacionit si mjet për pjesëmarrjen e tyre në demokraci. Rekomandimet e Këshillit të Evropës për shtetet anëtare të miratuara nga Komiteti i Ministrave me 18 shkurt 2009, dëshmojnë se kjo është fushë e rëndësishme mbi të cilat Bashkimi Evropian diskuton më së shumti.