Alleksandra Dubak është nga Podgorica. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi. Gjatë periudhës së studimeve, ka qenë anëtare aktive e ELSA, organizatës ndërkombëtare të studentëve të drejtësisë. Pas diplomimit, nga viti 2018, ka filluar karrierën e saj profesionale në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ku ka punuar në fushën e ballafaqimit me të kaluarën dhe punës me të rinjtë.
Nga viti 2019, ka filluar punën në Aleancën Qytetare (NF Građanska alijansa) në projektin për ofrimin e ndihmës juridike falas për azilikërkuesit dhe refugjatët. Pas dy viteve, ka kaluar në pozitën e koordinatorës së këtij projekti. Një pjesë e punës ka përfshirë edhe vizitat dhe monitorimin e gjëndjes së kufijve, gjegjësisht rrugës së migrantave që kalon përmes Malit të Zi.
Që nga fillimi i punës me migrantët dhe refugjatët, ka ndjekur situatën lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo gjithashtu ka koordinuar projekte rajonale dhe kombëtare në fushat e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, të drejtave të të rinjve, të drejtave të refugjatëve dhe azilkërkuesve.
Ajo ka ndihmuar në projekte që kanë të bëjnë me punën e sistemit gjyqësor në Mal të Zi, duke përfshirë realizimin e anketave ndërmjet gjyqtarëve, monitorimin e sistemit gjyqësor në lidhje me respektimin e të drejtës për gjykim të drejtë, si dhe punën e prokurorisë.
Pjesë e angazhimit të saj kanë qenë edhe projektet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve të pakicave në përdorim zyrtar. Ajo ka bërë monitorim të mediave në lidhje me raportin mbi procesin e integrimeve të Malit të Zi në BE, monitorimin e institucioneve të mbyllura ku qëndrojnë individët e privuar nga liria dhe kushteve në të cilat ata qëndrojnë, si dhe monitorimin e komisioneve parlamentare për të drejtat e njeriut dhe integrimet evropiane.
Është autore dhe bashkëautore e raporteve që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve të pakicave, paraburgimin e migrantëve në Mal të Zi, krimet e luftës të kryera në territorin e Malit të Zi gjatë viteve të 90-ta, integrimet evropiane dhe tema të tjera.
Ajo ka ndjekur Shkollën e të drejtave të njeriut, Shkollën e menaxhimit të biznesit, Shkollën e studimeve politike, si dhe seminare të shumta në fushën e të drejtave të njeriut dhe medias, trajnime për azilin dhe migracionin etj.
Nga viti 2021, u caktua në pozicionin e koordinatores së programit për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë në Aleancën Qytetare.
Ishte anëtare e grupit punues për kapitullin 24 të negociatave nga shtatori 2019 si përfaqësuese e Aleancës qytetare dhe Këshillit për sundimin e ligjit.
Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Kohën e lire i pëlqen ta kaloji duke shëtitur nëpër qytetet bregdetare. I pëlqen të udhëtojë. Ajo është e martuar me Millenkon, me të cilin ka vajzën Mian.