Vetëm përmes komunikimit aktiv mes nivelit lokal dhe shtetëror është e mundur që zëri i iniciativave të grave vendase të marrë forcën e karakterit kombëtar, u konkludua në konferencën finale “Jeta mes paragjykimeve dhe suksesit”, që u organizua nga Aleanca Qytetare mbrëmë në Budva.
Kjo konferencë është pjesë e projektit “Platformat e Rrjetizimit për arritjen e barazisë gjinore”, i cili u mbështet nga Ambasada e SHBA në Podgoricë përmes Programit të granteve të vogla të Komisionit Demokratik.
Zdenka Popoviq, nënkryetare e Kuvendit të Malit të Zi dhe bashkëkryetare e Klubit të grave të Kuvendit të Malit të Zi, theksoi se barazia gjinore është çështje e të drejtave të njeriut dhe jo vetëm e të drejtave të grave dhe se kapitulli 23 nuk mund të mbyllet pa një diskutim mbi barazinë gjinore.
“Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Klubit të grave të Kuvendit të Malit të Zi dhe klubeve të këshilltareve të grave në Mal të Zi, të cilin e nënshkruam me mbështetjen e Aleancës Qytetare, është një mbeshtetje nxitese për gratë nga niveli lokal dhe u mundëson atyre të ngrihen dhe të dëgjohet zëri i tyre”, tha Popoviq.
Për t’u siguruar që aktivitetet dhe rezultatet e arritura me projekte të tilla si ky i realizuar nga Aleanca Qytetare, Popoviq theksoi nevojën për më shumë midis politikaneve në nivelin shtetëror dhe atë lokal, duke theksuar se ato kanë forcë mbasi janë 220 deputete femra në nivel lokal dhe kombëtar.
Jelenka Andriq, kryetare e Komitetit për barazinë gjinore, tha se përfitimet e këtyre iniciativave tashmë janë të dukshme, pikërisht për shkak se politikanet femra nga niveli lokal janë të dukshme sepse tashmë kemi praninë e këshilltareve lokale në media dhe njohjen e nevojave të grave nga niveli lokal.
Andriq përmendi Parlamentin e Grave si një institut tjetër që mund të përdoret mirë për të forcuar bashkëpunimin shtetëror dhe lokal, si një burim i mirë për lidhjen dhe krijimin e politikave që do të jenë më të favorshme për barazinë gjinore në Mal të Zi.
Boris Mugosha, deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe anëtar i Komitetit për barazinë gjinore, theksoi se çështjet e grave janë çështje civilizimi dhe jo çështje me të cilat merren vetëm gratë. Ai theksoji se është e rëndësishme që të ketë një ekuilibër në marrjen e vendimeve dhe në krijimin e zgjidhjeve dhe se nuk është gjë e mirë që vetëm gratë të krijojnë zgjidhje kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, por se është e nevojshme mbështetje e vërtetë dhe pjesëmarrje e burrave, gjegjësisht politikanëve, në çështjen e barazisë gjinore.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që institucionet shtetërore të njohin cilësinë e këtyre projekteve dhe që pas përfundimit të tyre të marrin iniciativën dhe ta shfrytëzojnë atë si burim për punë të mëtejshme, duke shpresuar se në buxhet do të definohen masa për forcimin e kapaciteteve të këshilltarëve lokal.
Mugosha tha se partitë nuk punojnë mjaftueshëm për forcimin e organizatave të grave brenda partisë dhe vuri në dukje raportin e KLSH-së, ku thuhet se partitë nuk i shpenzojnë siç duhet paratë e ndara nga buxheti i shtetit për fuqizimin e organizatave të grave.
Milan Radoviq, drejtor i programit të Aleancës Qytetare, në fjalën e tij hyrëse theksoji se, përveç formimit të klubeve të këshilltareve të grave në Plavë, Guci dhe Rozhajë, është krijuar gjithashtu edhe një Platformë për bashkëpunimin e këtyre klubeve të këshilltareve të grave. Radoviq e pozicionoi Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Klubit të grave të Kuvendit të Malit të Zi dhe klubeve të këshilltareve të grave në vend, si dokument kryesor të projektit.
Steven Drajkorn, shef i Departamentit të medias, kulturës dhe arsimit të Ambasadës së SHBA në Mal të Zi, theksoji se qëllimi i programit ishte rritja e pjesëmarrjes politike të grave në Mal të Zi dhe se është e nevojshme të sigurohet një ekuilibër gjinor në proceset vendimmarrëse, sepse gratë sjellin ndryshime të vlefshme, pasurojnë menaxhimin dhe përmirësojnë rezultatet e politikave.
“Na vjen mirë që ky projekt çoi në themelimin e klubeve të këshilltareve të grave në Plavë, Guci dhe Rozhajë. Presim me padurim rezultatet afatgjata të parashikuara nga ky projekt, siç janë bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët i deputetëve dhe këshilltarëve lokal. Ndërtimi i marrëdhënieve përmes këtij projekti ishte thelbësor për suksesin e të tij afatgjatë. Besojmë se kjo do të fuqizojë këshilltarët lokal që të merren më gjërësisht me çeshtjen e barazisë gjinore, sepse vetëm duke bashkuar forcat mund ta fitojmë këtë betejë”, tha Drajkorn.
Nëpërmjet diskutimit aktiv “A e dëgjon niveli shtetëror zërin e vendasve”, idetë kryesore për përmirësimin e dialogut ndërmjet institucioneve lokale dhe ato shtetërore në mbështetje të grave ishin krijimi i zyrave për barazi gjinore nga vetëqeverisja lokale, përfshirja e barazisë gjinore në arsimin e shkollave fillore përmes lëndës së edukimit qytetar dhe thyerja e stereotipeve dhe barrierave.
Aleanca Qytetare, për shumë vite me rradhë, ka punuar për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e barazisë gjinore dhe përmes aktiviteteve të saj kontribuon në forcimin e rolit të gruas në procesin e vendimmarrjes si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar. Klubi i parë i këshilltarëve të grave u themelua në Bijello Polje në maj 2023, i cili ishte një nxitje për formimin e mëtejshëm të klubeve të këshilltareve të grave në komunat e tjera. Sot numërojmë tashmë 15 klube të këshilltareve të grave, të cilat janë formuar me mbështetjen e Aleancës Qytetare.