Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

DEKLARATË LIDHUR ME NDËRPRITJEN E PROTESTAVE TE FD-KË

Sipas të dhënave që kemi, ka pasur gazetarë të lënduar dhe të arrestuar, poashtu janë rrahur dhe lënduar disa protestues, e gjithashtu u lënduan dhe arrestuan deputetët e Parlamentit të Malit të Zi.

Në veçanti, ne protestojmë kundër arrestimit të gazetarëve të së përditshmes Dan Drazhen Zhivkoviq dhe redaktorit të portalit IN4S Gojko Raiçeviq. Të dy gazetarët kanë qenë të akuzuar se nuk kanë kryer urdhërin të largohen nga zona e mbrojtur. Në veçanti shqetëson fakti që është përdorur forca në të dyja rastet, edhe pse gazetarët nuk kanë rezistuar, ndërsa Raiçeviq u godit nga një oficer policie në zonën e veshkave dhe është shtyrë duke hyrë në furgonin e policisë, me ç’rast ai pësoi dëmtim në gju. Gazetarit Zhivkoviq u vënë prangat, edhe pse ai nuk bëri rezistencë. Në këtë mënyrë është shkelur e drejta e publikut që të jenë në dijeni për çdo gjë që ka ndodhur sot në mëngjes para Parlamentit të Malit të Zi.

Është e patolerueshme që në një vend demokratik, si prezantohet Mali i Zi, për të demonstruar forcë brutale kundër gazetarëve dhe pjesëmarrësëve të mbledhjeve paqësore. Arrestimi i gazetarëve dhe përdorimi i forcës kundër redaktorit të një prej mediave dhe pengimi i gazetarëve që të bëjnë punën e tyre është diçka që institucionet duhet të hetojnë objektivisht.

Sot hulumtuesit e Aleancës Qytetare duke përcjell krejt situatën në terren dhe gjykimin e gazetarëve janë bindur se policët vepruan në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për arrestimin e gazetarëve.

Prandaj, ne, përfaqësuesit e pesë organizatave joqeveritare, bëjmë thirrje institucioneve kompetente, Prokurorisë së Lartë të Shtetit, Prokurorisë Themelore të Shtetit, Avokatit të Popullit, Këshillit për kontrollin civil të policisë, Departamentit për kontrollën e brendshëme të policisë si dhe Komisionit Etik të Drejtorisë së Policisë dhe vetë Drejtorisë së Policisë,që të veprojnë në përputhje me detyrat, të përcjellin këtë rast me kujdes maksimal dhe të zbatojnë pa vonesë një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv.

Me respekt,

Aleanca Qytetare
ADP – Zid
OJQ „4 LIFE”
Qendra ALFA
LGBT Forumi Progres

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Petar Vukčević, fotografija
Simboli i luftës kundër dhunës ka gjetur një strehë të sigurt në Mal të Zi
Danijela Darmanović, fotografija
Rritja e kuotave është një hap përpara, por pa ndryshimin e ambientit nuk ka vlera evropiane
vizual - partijski obračuni
Në vend që të largojë paqartësitë, Komisioni për siguri dhe mbrojtje e thelloi edhe më shumë mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sistemit
panel, fotografija
Barazia gjinore nuk është kërkesë evropiane, por normë civilizuese
Danijela Darmanović, fotografija
Pabarazia gjinore po pengon rrugën evropiane të Malit të Zi

Kërko