Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

POLICIA NË PROTESTAT E MBRËMSHËM VEPROI SIPAS LIGJIT

Jemi të mendimit që oficerët e policisë në këtë mënyrë kanë mundësuar që mbledhja të ketë sukses dhe të kenë karakterë paqësorë dhe demokratik.

Përshëndesim edhe mesazhet e qarta të organizatorit për një protest paqësorë. Thërrasim organizatorin që në të ardhmen të kyçin një numër të mjaftueshëm të kujdestarëve të cilët do t’i ndihmojnë policisë për të identifikuar, larguar dhe procesuar të gjithë ata të cilët me dhunë shprehin protestën. Apelojmë tek të githë që në luftë për qëndrime dhe synime të veta të përdorin dialogun dhe metoda joviolente.

Nga ana tjetër, ne kritikojmë sulmet ndaj oficerëve të policisë, si dhe gjuajtjen me gurë të TV Pink-ut dhe Partisë Demokratike të Socialistëve. Kërkojmë nga autoritetet që të bëjnë maksimumin që individët të cilët kanë kryer këto krime të identifikohen dhe të ndiqen penalisht. Jemi ende duke pritur informacionet mbi veprimet kundër të gjithë atyre që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

E theksojme edhe atë se hulumtuesit e AQ-së ndoqën në terren edhe protestën e mbrëmshme si dhe veprimet e zyrtarëve policorë. Falënderojmë edhe Drejtorinë e Policisë për bashkëpunimin dhe lejen për monitorimin e QS-së të Podgoricës.

Edhe një herë ftojmë Drejtorinë e Policisë për të identifikuar oficerët të cilët ditët e më parëshëm kanë tejkaluar autorizimin, për të filluar procedurat kundër tyre dhe të jetë e hapur për komunikim me organizatorët dhe komunitetin ndërkombëtare në këtë rast. Të gjithë ata që do të pengojnë hetimin dhe do të fshehin kolegët, duhet të ndiqen penalisht dhe të thirën në përgjegjësi.

Me respekt,

Millan Radoviq
Koordinator i programit të të drejtave të njeriut

Zoran Vujiçiq
Koordinator i porgramit të sundimit të ligjit

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

panel
Rezultatet konkrete dhe transparente të drejtësisë janë kyçe për rikthimin e besimit të qytetarëve
analiza-web
Njëzet vjet reforma pa rritje të dukshme të besimit në sistem gjyqësor
Trashëgimia e së kaluarës dhe përgjegjësia e lidëreve dhe lidereve të rinj për të ardhmen
Panel I
Ndikimet politike dhe mungesa e transparencës vazhdojnë të jenë të pranishme në arsim
GA 16x9 bez teksta
Pothuajse gjysma e të rinjve mendojnë se institucionet nuk i dëgjojnë, pjesëmarrje pa ndikim të vërtetë

Kërko