Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

E-DEMOKRACIJA NË MAL TË ZI

ticeme.se-diskriminacija-zaposljavanje

Temat do ti prezantohen publikut, nga fillimi i prilli e më tej çdo muaj, do të gjinden në platformën TiceMe.Se dhe janë të bazuara në hulumtime dhe analiza të programit të anëtares së Aleancës Qytetare apo të organizatave partnere me të cilat AQ dhe anëtarët e saj kan bashkëpunuar.

Gjatë kësaj fushate në rrjetet sociale, video materiale, info-grafikë, dhe ndërveprim me qytetarët të cilët do të përdorin platformën TiceMe.Se, do të promovojë vlerat universale demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Temat të cilave do të jepet vëmendje të veçantë, sepse ne besojmë që kanë të bëjnë me ne, janë: diskriminimi në punësim; urrejtje ndaj tjerve dhe ndaj të ndryshëmve; Perceptimi i gjykatës dhe prokurorisë nga ana e qytetarëve; liria e mediave; pjesëmarrja e qytetarëve; kompetenca e policisë në trajtimin e qytetarëve; Korrupsioni në kujdesin shëndetësor; Të drejtat e punëtorëve, pacientëve dhe konsumatorëve; gjendja e mjedisit, dhe të tjera.

Diskriminimi në punësim në Mal të Zi, është tema me të cilën hapim këtë hapsirë në internet, temë e dedikuar nji anomalisë sociale dhe propozimeve për zgjidhjen e tyre. Në studim të cilin kemi realizuar kemi përfshi 507 njerëz nga nëntë komuna. Mostra përfshiu 80 për qind të të papunëve. Në pyetje për praninë e diskriminimit në punësim: 69 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se ajo është e pranishme në masë të madhe, 27 për qind është i pranishëm në masë të vogël dhe vetëm 2 për qind nuk është i pranishëm aspak. Diskriminimi nga përkatësia politike është më i larti (83.8%), e ndjek diskriminimi ndaj gjinisë (65%), pastaj mosha (64,5%) dhe përkatësia etnike (64%). Vetëm në katër për qind të rasteve u të rasteve te diksrminimit në punësim janë paraqitur institucioneve përkatëse.

Thrasim të gjithë qytetarët të angazhohen përmes platformës TiceMe.Se dhe të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më të mirë në Mal të Zi, sepse e gjitha kjo ka të bëjë me të gjithë ne.

Kristina Qetkoviq
Koordinatore e progrmit mediatik
[email protected]

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual-2
KUJTOJMË VJETORIN E VDEKJES SË SRĐAN ALEKSIĆ
Vizual-1
TENDI BRENGOSËS I RRITJES SË NUMRIT TË VEPRIMEVE TË PALIGJSHME NGA PUNONJËSIT E POLICISË
Vizual-za-sajt-1
KONKURS PËR PUNË: AVOKATI TË OFROJ NDIHMË JURIDIKE FALAS
1-6
WORKSHOP: PËRMIRËSIMI I NDËRGJEGJËSISË PËR TORTURËN E POLICISË - RRUGA DREJT TOLERANCËS ZERO
Vizual-za-sajt
GJENDJA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR INTEGRIM: NJË MUNDËSI QË NUK DUHET TË HUMBËM

Kërko