Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Dr Predrag Zenoviq

Këshilli i AQ

Dr Predrag Zenoviq (1986) është ligjërues dhe studiues i shkencave politike në Studimet Humanistike të Universitetit Donja Gorica në Podgoricë (Mali i Zi). Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politike të Universitetit të Beogradit dhe ka përfunduar studimet master në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në Fakultetin Juridik në Riga (Riga Graduate School of Law). Pas përfundimit të studimeve të doktoraturës (Erasmus Mundus, BE) në fushën e teorisë politike dhe studimeve evropiane në LUISS (Libera Università Internazionale degli Studi Sociali Guido Carli, Itali) dhe Universitetin e Gjenevës (Université de Genève, Zvicër), ai ishte bursist në programin postdoktoral të New Europe College në Bukuresht (Rumani) me një projekt mbi shtetësinë dhe identitetin kushtetues, i cili përfshinte një vizitë studimore në Wissenschaftskolleg në Berlin (Gjermani). Ai ishte edhe fitues i bursës prestigjioze Fulbright për vitin 2020/2021 për një projekt kërkimor në fushën e teorisë politike feministe në Shkollën e Re për Studime Shoqërore në Nju Jork (The New School for Social Research, SHBA). Ai është autor i dy librave në fushën e teorisë politike dhe i mbi tridhjetë punimeve akademike në revista shkencore vendase dhe ndërkombëtare mbi shtetësinë, konstitucionalizmin, identitetin, studimet gjinore dhe fusha të tjera të teorisë politike normative.

Gjithashtu, është i angazhuar në Fakultetin e shkencave juridike dhe Fakultetin për kulturë dhe turizëm – në programin studimor të Studimeve ndërkombëtare për Hoteleri dhe Menaxhim – Vatel në Universitetin Donja Gorica.