Marija Risteska është doktor i shkencave politike. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për kërkime dhe krijim të politikave, një qendër analitike udhëheqëse (think tank) në Maqedoninë e Veriut, e cila ka marrë Medaljen Japoneze për kërkime të shquara në zhvillim në vitin 2016 dhe çmimin PASOS Think tank në vitet 2010 dhe 2013.
Puna e saj kërkimore ka të bëjë me fushat e reformës së administratës publike, qeverisjes së mirë, transferimit të politikave dhe integrimeve evropiane. Ajo ka ligjeruar shkenca politike në Universitetin FON dhe në Kolegjin e New Yorkut në Shkup, ndërkohë që aktualisht mban titullin docente në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Tetovë.
Në Qendrën për kërkim dhe krijim të politikave, Risteska ka udhëhequr ekipin që kontribuoi në zbatimin e katër reformave të sektorit publik në Maqedoninë e Veriut. Ajo krijoi sistemin e zhvillimit të politikave publike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e Norvegjisë, si dhe sistemin e vlerësimit të mëvonshëm të politikave me mbështetjen e OSBE-së. Që nga viti 2006, ajo ka bashkëpunuar me UN Women për reformën e buxhetit të përgjegjshëm gjinor si hulumtuese, analiste, trajnuese dhe mentore për zyrtarët qeveritarë dhe komunalë. Risteska tani është drejtoresha rajonale e rrjetit Gender Budget Watchdog, i cili përfshin 88 organizata joqeveritare nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia. Ajo iniciuar platformën rajonale të qeverisjes së hapur në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, me mbështetjen e BE-së. Që nga viti 2018, Risteska është fokusuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm duke punuar me Qendrën Hedyah për përsosmërinë kundër terrorizmit dhe BE-në, gjë që çoi në zhvillimin e modelit të politikës Kalimi për parandalimin: Një mekanizëm për referimin e personave të cënueshëm ndaj radikalizimit dhe riintegrimit e luftëtarve të huaj dhe anëtarëve të familjes së anëtarëve të huaj.
Dr. Risteska është autore, bashkautore dhe bashkëkryeredaktore e disa librave, udhëzuesve dhe publikimeve. Ajo është gjithashtu bashkëkryetare e grupit të punës për kapitullin 19 të Konventës Kombëtare për Integrimet Evropiane dhe koordinatore politike për Programin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) “Gratë në Biznes” në Ballkanin Perëndimor. Risteska ka marrë pjesë dhe ka folur në shumë ngjarje të nivelit të lartë, duke përfshirë Raisina Dialogue: https://ioutu.be/7tH0G2jAG5M.