Milan Radoviq ka lindur në Mojkovc. Ai u diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq dhe deri në vitin 2007 punoji si mësimdhënës i sociologjisë në shkollë të mesme. Më pas, ai filloji angazhimin e tij në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ku si hulumtues dhe koordinator projekti u përfshi në monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Mal të Zi në fusha të ndryshme. Disa prej tyre përfshijnë dhunën me motive politike, sulmet ndaj gazetarëve, torturat nga policia dhe oficerët e burgjeve, të drejtën për një gjykim të drejtë, lirinë e shprehjes, gjuhën e urrejtjes, pastaj liritë fetare, të drejtat e pakicave, të drejtat e bashkësive fetare, etj. Angazhimi i Millanit në këtë organizatë përfshinte gjithashtu punën në projekte që ofrojnë ndihmë juridike falas dhe punë me qytetarët.
Që nga viti 2012, ai është i angazhuar në Aleancën Qytetare në pozitën e koordinatorit të programit për të drejtat e njeriut, dhe më vonë, nga viti 2019, si drejtor programi. Ai ka koordinuar disa projekte rajonale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe ka qenë anëtar i grupeve punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut, konkretisht në grupet punuese të Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave në punë për ndryshimet në Ligjin për ndalimin e diskriminimit, Ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave dhe Ligjin për mbrojtësin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ai ishte konsulent kombëtar i Këshillit të Evropës në projektet “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të paraburgosur dhe të burgosur në Mal të Zi”, “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave në Evropën Juglindore” dhe në kuadër të programit ROMACTED. Ai ishte i angazhuar si konsulent kombëtar për Malin e Zi në projektin rajonal të Monitorimit civil të Programit rajonal të strehimit me fokus të veçantë në kujdesin ndaj popullatës rome dhe koordinator i projektit “Mbështetje e bashkuar për përfshirjen e romëve”.
Ai është një nga autorët e disa raporteve për gjyqësorin, për të drejtat e pakicave dhe autor i disa raporteve vjetore për gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ka qënë studiues dhe ka koordinuar raportimin në kuadër të Shqyrtimit të Përgjithshëm Periodik të të drejtave të njeriut. Ka mbajtur pozitën e anëtarit të Këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi. Aktualisht është anëtar i Këshillit të Agjencisë së mediave elektronike të Malit të Zi.
Si ekspert për të drejtave të njeriut, ai menaxhon projekte që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën dhe projekte që kanë të bëjnë me lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ai punon me liderë të rinj politikë, gazetarë dhe aktivistë të OJQ-ve për edukimin për të drejtat e njeriut përmes Shkollës së Studimeve Politike, ku është drejtor që nga viti 2022.
Ai është alumnist i Shkollës së lidershipit demokratik, Shkollës së sipërmarrjes sociale – hyrje në edukimin qytetar, Shkollës për të drejtat e njeriut, si dhe pjesëmarrës në disa seminare në fushën e të drejtave të njeriut. Prej vitit 2012 është ligjërues në Shkollën e studimeve politike, si dhe ligjërues në seminare të shumta mbi temën e të drejtave të njeriut. Ai është gjithashtu alumnist i programit të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit (IVLP).
Milan është tifoz i kombëtares së Malit të Zi në futboll dhe në kohën e lirë preferon ta kalojë në male.
Ai është i martuar me Marijen dhe ka tre fëmijë: vajzat Mian dhe Matean, dhe djalin Maksimin.