Enter your keyword

„ROMA PRIDE“

„ROMA PRIDE“

Veprimtaria u mbajt në Info qendrën e BE-së në Podgoricë.

Ky është viti i shtatë i njëpasnjëshëm që “Roma Pride” mbahet në të gjithë Evropën. Këtë vit, “Roma Pride” po mbahet në dhjetë vende evropiane. Iniciativa që mbledh romët dhe jo-romët është një platformë politike dhe kulturore që tërheq vëmendjen e publikut ndaj problemeve me të cilat përballet komuniteti rom në të gjithë Evropën. Kjo është gjithashtu një mundësi për të manifestuar dhe ndarë pasurinë e kulturës rome dhe kontributin e romëve në historinë evropiane.

roma-pride2

Në kuadër të aksionit “Biblioteka e Gjallë” në Mal të Zi, qytetarët patën mundësinë të bisedonin me romët dhe të dëgjonin prej tyre se cilat ishin rastet e diskriminimit me të cilat përballeshin, sukseset, qëllimet dhe nevojat që ata kishin. Qëllimi i këtij veprimi ishte zvogëlimi i distancës etnike dhe paragjykimeve që shprehen në shoqërinë tonë ndaj romëve. Fqinjët, bashkëpunëtorët, miqtë shpesh nuk e dinë se çfarë janë përvojat e fqinjëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tyre rom dhe takimet e tilla janë një mundësi për t’u njohur. Në tubim u vlerësua se nevojiten më shumë aktivitete të tilla.

Këtë vit “Roma Pride” po mbahet në Mal të Zi, Bullgari, Republikën Çeke, Hungari, Irlandë, Itali, Maqedoni, Moldavi, Holandë dhe Ukrainë.