Edina Hasanaga Çobaj është nga Ulqini. Diplomoi në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve, në të njëjtën kohë ka përfunduar edhe kursin universitar Lidershipi dhe Puna Rinore, kurs ky i akredituar nga Fakulteti për Komunikime në Jönköping, Suedi. Është trajnere për komunikim paqësor dhe ka mbajtur disa trajnime në komunikim të padhunshëm me aktivistë të rinj dhe profesorë. Një nga autorët e një numri të raporteve për të drejtat e njeriut të botuara në Mal të Zi, si dhe filmave dokumentarë që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Gjatë viteve në sektorin joqeveritar ka fituar përvojë në planifikimin, si dhe menaxhim financiar dhe administrativ të projekteve.
Për një kohë ka punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara. Adhuron notin. Me bashkëshortin e saj Bernardin kanë një djalë Dinin dhe vajzën Erën.