Jelena Ristiq ka lindur në Bijello Pole. Për suksesin e shkëlqyer në shkollën fillore dhe të mesme ajo mori diplomën “Lluça”. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë me notën 10, në degen e marketingut.
Angazhimin e saj të punës e filloi në vitin 2008 në kompaninë farmaceutike ndërkombëtare Hoffmann-La Roche në pozitën e Asistentes për financa dhe administratë dhe qëndroji për 9 vite. Gjatë kësaj periudhe, ajo u angazhua në organizimin e ngjarjeve, administrimin e plotë të zyrës, kontabilitetin lokal me shpenzimet e stafit, punën në programin SAP dhe buxhetimin. Ajo vazhdoji punën menjëherë që nga shkurti 2017 si menaxhere zyre në përfaqësinë lokale të kompanisë franceze Sanofi në Podgoricë, ku përveç punës administrative ofroji edhe mbështetje logjistike për kolegët e rajonit lidhur me tenderat dhe zbatimin e projekteve globale në nivel lokal. Pas zbatimit të modelit të ri të biznesit, ajo u punësua si bashkëpunëtore për zhvillimin e biznesit për rajonin e Ballkanit në një organizatë rajonale, ku qëndroi pak më shumë se një vit, duke krijuar kontakte të shumta dhe duke realizuar me sukses të gjitha synimet që i ishin vënë.
Ajo u angazhua gjatë zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në qershor 2023 si përkthyese e OBT-së për ekipin e OSBE/ODIHR në Tivar.
Nga tetori i vitit 2023, ajo iu bashkua ekipit të Aleancës Qytetare në pozitën e menaxheres së zyrës, që përfshin menaxhimin e rregullt të korrespondencës zyrtare, komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, zhvillimin dhe zbatimin e politikave të zyrës, krijimin e procedurave dhe standardeve për drejtimin dhe përmirësimin e punës së zyrës, si dhe pjesëmarrjen në përgatitjen e projekteve dhe dokumenteve të tjera.
Kohën e lirë e kalon me familjen dhe miqtë. I pëlqejnë udhëtimet dhe shëtitjet në natyrë.
Është e martuar me Nikollën dhe ka dy djem, Andrijën dhe Mlladenin.